Berisha: Fryma liberale dhe reformat na shpëtuan nga kriza
Tiranë- Modeli ekonomik i Shqipërisë, i bazuar në taksat e ulta, klimën miqësore dhe luftën kundër korrupsionit ka bërë të mundur që në katër vjet vendi të ridimensionojë disa herë potencialin e tij të biznesit. Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Duke theksuar se kriza në Europë ka në themel mungesën e reformave.
Nëse ndiqni krizën e sotme europiane dhe botërore, në themelin e vërtetë të saj ka mungesën e reformave, me të cilat ekonomitë e vendeve të lira duhet të përshtateshin. Qeveritë në Europë po lëvizin në drejtim të liberalizimit, masa të cilat ne i morëm kohë më parë. Fryma e liberalizimit është e vetmja që do të nxjerrë nga kriza këto vende.- u shpreh Berisha.
Ndërkaq ka shtuar se modeli i taksës progresive i propozuar nga socialistët ka në bazë rrënimin e të pasurve dhe shtimin e të varfërve.
Në gjithë këtë realitet, si klithma të së shkuarës së largët vjen dhe propaganda vulgare e drejtuesve të PS-së. Pasi u thanë shqiptarëve dy vjet rresht se në Shqipëri ka një milion të papunë, së fundi kanë problemin e taksave. Duan ti rikthehen modelit marksist. Modeli i Marksit është të shkatërrojmë të pasurit, ndërsa pasioni i përjetshëm i PS-së janë të varfërit që krijojnë.- tha Berisha.
Shkrime të tjera me interes:
- Buxheti ’12, Berisha: Model i suksesshëm ekonomik Tiranë- Kryeministri, Sali Berisha është shprehur se buxheti i vitit...
- Kriza në eurozonë, ndihma Brazilit dhe Kinës Kriza në Eurozonë ka mbledhur sërish dje krerët më të...
- “Bota e Re 2012″, Berisha: Vlerësim dhe interes për Shqipërinë Francë- Kryeministri Berisha deklaroi se pjesëmarrësit në seminarin “Bota e...