Berisha: Ftesa e Bukureshtit, pjesë e performancës së lavdërueshme të ekipit qeveritar
Përsa u takon reforma në qeveri, Kryeministri Berisha nuk dha detaje rreth një reforme në kabinet, duke theksuar se qeveria është në funksionim të plotë. “Unë jam këtu për ftesën që ne morën për në NATO. Kjo ftesë është rezultat i funksionimit të kësaj qeveria dhe rezultateteve gjithnjë e në rritje në luftën ndaj fenomeneve të tilla si krimi i organizuar, korrupsionit, reforma e gjëra ekonomike dhe reformat e rëndësishme në një sërë sektorësh të tjerë jetikë për mbarëvajtjen dhe funksionimin e shtetit. Unë mund t’u përgjigjem se reformat e thella të këtij kabineti kanë qenë ato të cilat bënë Shqipërinë frymëzuese për vendet e rajonit. Ju duhet të jeni të sigurt se në politikë nuk lëshohet asnjë frazë dhe fjalë pa vend në deklarata, në mënyrë të veçantë, në deklarata kolektive. Nuk mundet që në një deklaratë kolektive të vihet cilësori frymëzues, pa pasur një vlerësim të përbashkët të të gjithë atyre të emër të të cilëve flitet. Cilësimi i reformave të Shqipërisë, i progresit të këtyre reformave, pra i zbatimit dhe rezultateve të tyre si frymëzuese për vendet e rajonit, besoj se është shumë e rëndësishme që skeptikët e tyre t’i lexojnë më mirë ato brenda vendit. Dashakeqët e tyre të mbajnë qëndrimin që duhet, sepse ky është një vend i lirë. Por veçanërisht skeptikët, ata që vërtetë duan që reformat të realizohen, duhet të kuptojnë se reformat e vendit të tyre janë shumë frymëzuese. Mos mendoni se mund të ketë vlerësime të porositura. Jo! Mund të ketë tek tuk ndonjë shkrim të porositur, por nuk ka vlerësime të porositura. Kësisoj, pas samitit të Bukureshtit, ku Shqipëria u ftua të bëhet anëtare me të drejta të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Kryeministri Berisha ia atribuoi këtë mirë funksionimit të qeverisjes dhe përballjes së saj me sfidat dhe evenimentet e një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit. “Në këtë kontekst më duhet të shtoj se qeveria do të jetë tërësisht e përkushtuar në realizimin e detyrimeve të saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO, dhe për të filluar përgatitjet serioze për një integrim sa më të afërt dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi Kryeministri. Nga ana tjetër, përsa i takon Partisë Republikane, e cila për ngjarjes së Gërdecit ka vendosur të mos përfaqësohet në qeveri deri në dhënien e rezultateve konkrete dhe nxjerrjen e përgjegjësive dhe përgjegjësve krysore, Kryeministri Berisha bëri me dije se “PR mbetet një aleat tepër i rëndësishëm, por ata janë vetëmenjanuar deri në qartësimin e cështjes së Gërdecit dhe nxjerrjen e përgjegjësve. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje ata do të kenë përfaqësimin e tyre në qeverisje”, shtoi Kryeministr. Lidhur me dorëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Berisha theksoi se “ka qenë një dorëheqje politike dhe asgjë më shumë”.