Fushaj: Asnje marreveshje me Dinamon
Fitorja e se merkures ndaj Dinamos e ka entuziazmuar shume ambientin kuqeblu, por ne kokat e tyre ende vertiten akuzat per marreveshje me skuadren e Dinamos, te ciles do t'ia kthejne favorin ne kampionat. Por, per te sheshuar gjithcka, ka menduar vete presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, qe i ka hedhur poshte hipotezat. "Arritem nje fitore te bukur, ndonese perpara kishim nje Dinamo jo te plote. Fitoren e prisnim te gjithe, por askush nuk e besonte kaq te thelle. Me vjen keq per akuzat e ngritura ne media, sepse ne nuk beme asnje marreveshje. Dinamo nuk deshironte te kualifikohej me tej, ndersa ne po. Tashme ndeshja e dyte eshte formalitet", perfundon presidenti Fushaj.