Ftesa e NATO-s, pasaportë e Shqipërisë, si vend me një demokraci funksionuese
Delegacioni i nivelit më të lartë që mori pjesë në Samitin e Bukureshtit, u kthye në vend me ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë vendim historik të Samitit të Bukureshtit, shqiptarët ndër popujt më të vuajtur, më të stërkequr dhe të pasigurt në historinë e tyre, fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre dhe gjeneratat që vijnë, hynë në epokën e sigurisë së lirive të vendit të tyre, sigurisë që iu jep Aleanca më e fuqishme, më e shkëlqyer e kohërave dhe siç theksoi dje Presidenti Bush në fjalën e tij brilante, që mbajti në sheshin “Shen Mark” të Zagrebit: ‘tani e tutje SHBA nuk do të pranojë, nuk do të lejojë t’ju prekë dhe rrezikojë kush lirinë”. Kurrë në historinë e tyre mijëravjeçare, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë qenë më të lirë dhe më të sigurt se sa pas vendimit të dt. 3 prill 2008 të Kryetareve të Shteteve dhe qeverive të vendeve më të fuqishme të planetit për t’i ftuar ata në gjirin e tyre. Por, vendimi i 27 vendeve anëtare të NATO-s, për të ftuar Shqipërinë për anëtarësim të plotë, i jep jo vetëm sigurinë më të madhe lirive te shqiptareve dhe të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre që meritojnë, mbrojtjen e tyre nga sistemi i sigurisë kolektive të vendeve të lira, si forma më supreme e sigurisë, por ftesa për anëtarësim në NATO ju jep dinjitet, emër të mire, nderim, respekt Shqipërisë dhe çdo qytetari të saj, të cilin nuk e kanë pasur kurrë në historinë e tyre .
Mbasi Shqipëria do të jetë vend anëtar i Aleancës më të madhe të lirisë së të gjitha kohërave dhe qytetarët Shqiptarë, qytetarë të një vendi anëtar të saj. Vendimi i Samitit të Bukureshtit për të ftuar Shqipërinë për anëtarësim të plotë në NATO, i jep Shqipërisë pasaportën e vendit me demokraci të bazuar në vlerat e tregut që funksionon, vendit në të cilin investitorët nga e gjithë bota mund t’i vendosin projektet, ëndrrat, financat e tyre me investime të mëdha, kjo ftesë dhe ky anetarësim ndikon më shumë se çdo gjë tjetër në rritjen e investimeve të huaja dhe zhvilllimin e shpejte të vendit. Duke u kthyer nga Samiti i NATO-s me ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë, në realizuam me 3 prill ëndrrën më të bukur të rinisë shqiptare të dhjetorit të vitit 90, rikthyem Shqipërinë në gjirin e kombeve dhe qytetërimit perëndimor që ajo ju takon. Duke u kthyer me ftesën për anëtarësim të Shqipërisë në NATO, ne shndëruam në realitet dëshirën e madhe, njërin nga dy projektet më madhorë të shqiptarëve në këtë shekull, anëtarësimin e tyre në NATO, projektin ndaj të cilit në Shqipëri votojnë mbi 95% e qytetarëve. Vendimi i 3 Prillit 2008, për të ftuar Shqipërinë për t’u anëtarësuar në NATO, është besimi i nivelit më të lartë dhe mbështetja politike më e madhe që Shqipëria ka marrë nga bota e lirë në tërë ekzistencën e saj. Por ky besim, ky vlerësim, kjo mbështetje të cilën Presidenti i SHBA-së George Bush do ta cilësonte dje ne fjalën e tij, në sheshin e Shën Markut, si votbesim për reformat në Shqipëri është njëkohësisht një përgjegjësi shumë e madhe për të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, por para së gjithash për mazhorancën dhe opozitën e këtij vendi, që të ndërmarrin me seriozitetin më të madh këtë besim, këtë vlerësim dhe të përmbushin me vendosmëri të gjitha kërkesat që rrjedhin nga ky vendim historik, duke iniciuar dhe marrë çdo reformë të domosdoshme për arritjen dhe konsolidimin e të gjitha standardeve, të denja për vendet anëtare të Aleancës së Lirisë.
Në Bukuresht, unë u betova se Qeveria ime do të ndërmarrë çdo reformë, do të miratojë çdo ligj dhe vendim për të merituar sa më shpejt, për të shndërruar sa më shpejt ftesën në anëtarësim të plotë të Shqipërisë në NATO. Do të procedojmë me vendosmëri në reformat e mëdha të sistemit zgjedhor, sistemit të drejtësisë, do të thellojmë reformat në ushtri dhe institucione të tjera, për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt anëtare të plotë të NATO-s. Unë ftoj opozitën shqiptare, e cila ka kontributin e vet të padiskutueshëm në këtë proces, të bashkëpunojnë për finalizimin e këtij projekti më të rëndësishmin e të gjithë kohërave për shqiptarët dhe vendin e tyre. Ne morëm ftesën për anëtarësim në NATO dhe kjo ishte një fitore historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo fitore u bë e mundur para së gjithash nga reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërmara gjatë 16 viteve të fundit, që e shndëruan Shqipërinë në vendin e demokracisë, funksionimin e shtetit ligjor dhe tregut të lirë, partnere e denjë e NATO-s dhe vendeve anëtare. Në të gjitha këto arritje rëndësi kryesore kanë pasur ndihma tejet e çmuar, solidaritet i pa precedent i SHBA-së dhe vendeve tjera mike anëtare të NATO-s, qeverive dhe taksapaguesve te tyre, Sekretarit të Përgjithshëm, stafit te tij dhe Komandës së NATO-s. Unë shfrytëzoj rastin për t’ju shprehur të gjithë atyre mirënjohjen më të thellë. Por, me vendimim e kryetarëve të vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, rëndësi përcaktuese kanë pasur reformat e këtyre viteve të fundit dhe suksesi dhe progresi i tyre që do të shndërronin Shqipërinë, një vend frymëzues për vendet e rajonit, siç do të deklarohej në Deklaratën e 27 Ministrave të Jashtëm të BE, në Slloveni, në prag të kësaj ftese. Dua t’ju them se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe jo vetëm ai, por edhe kryetarë të shteteve dhe qeverive, duke filluar nga Presidenti Bush, Presidentë e Kryeministra të vendeve të tjerë, patën vlerësimin më të lartë për suksesin e reformave të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të fundit. Ftesën e bënë të mundur lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, i cili kishte nxirë tmerrësisht imazhin e Shqipërisë në Europë dhe më gjerë dhe kërcënuar më shumë se çdo gjë tjetër lirinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Në më pak se dy vjet u shkatërruan mbi 206 organizata dhe grupe kriminale ndër më të fortat, më agresivet, më të pasurat në Europë. Ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë me zero tolerancë këtë luftë. Shqipëria ka sot treguesit e kriminalitetit në strishën e ulët të kriminalitetit në Europë. Ftesën për anëtarësim në NATO e bënë të mundur lufta më e vendosur se kurrë kundër korrupsionit, e cila bëri të mundur të shkurtohen me mbi 100 milionë Euro shpenzimet e administrates publike, të shkurtohen me rreth 20% kostoja e prokurimeve publike të qytetarëve shqiptarë, të arkëtohen në arkën e publikut shqiptar, duke nxjerrë dhe shpëtuar nga kthetrat e kontrabandistëve, evazorëve dhe zyrtarëve të korruptuar mbi 1.2 miliard dollarë. Ftesën e bënë të mundur reformat e thella ekonomike, fiskale që ndërmori qeveria që unë drejtoj dhe që në një kohë relativisht të shkurtër shndërruan Shqipërinë në vendin realisht tërheqës për investimet e huaja. Ftesën e bënë të mundur reformat e thella të Forcave tona të Armatosura, të cilat ecin çdo ditë e më afër standardeve të ushtrive të vendeve aleate. Forcat tona të Armatosura kanë dëshmuar dhe dëshmojnë këto standarte në të gjitha zonat e nxehta në Bosnje, Kabul, heart, Mosul ku ato ruajnë paqen së bashku sebashku me ushtritë e vendeve aleate. Ne jemi shumë krenarë dhe mirënjohës ndaj tyre.
Ftesa u bë e mundur sepse Shqipëria jo vetëm ia doli të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, por dhe ta zbatojë atë me seriozitetin e duhur, si në rrafshin e kritereve të Kopenhagenit, ashtu dhe kritereve ekonomike dhe standardeve europiane.
Ftesa u bë e mundur nga bashkëpunimi dhe klima pro NATO-s e qeverisë dhe opozitës në reformat e mëdha të vendit. Ftesa u bë e mundur sepse Shqiperia, me politikën e saj të jashtme qëndrimet e saj u dëshmua një faktor paqe dhe stabilieteti rajonal. Ajo bashkëpunoi ngushtë me vendet e Kartës së Adriatik 3, por dhe me të gjitha vendet e rajonit, me NATO dhe BE, duke dhënë ndihmesën e vet dhe eksportuar stabilitet dhe siguri në rajon e më gjerë. Ftesa u bë e mundur edhe në sajë të përpjekjeve të fuqishme politike dhe diplomatike, të papara ndonjehere, të ndërmarra nga qeveria dhe të gjithë institucionet e tjera të këtij vendi që inkurajuan një mbështetje gjithnje në rritje në vendet anëtare të Aleancës së Atllantikut të Veriut ndaj Shqipërisë. Unë dua ta mbyll këtë fjalë, duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj Sekrettarit të Përgjithshëm të NATO-s, Presidentit Xhorxh Bush, të gjithë kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare për votbesimin e madh që i dhanë Shqipërisë në datën 3 prill, me vendimin që morën. Dua t’u shpreh atyre, mirënjohjen më të thellë, të falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur reformat në Shqipëri dhe dua t’i siguroj se do të bëjmë çdo përpjekje për të merituar sa më shpejtë anëtarësimin e plotë. Dua të falënderoj Presidentin dhe qeverinë rumune për organizimin e shkëlqyer të Samitit. Një falënderim shumë të veçantë dua t’i bëj qeverisë dhe Presidentit të Kroacisë për mikpritjen e madhe që na rezervuan dje, Presidentit Xhorxh Bush, i cili na ftoi ne në Zagreb dhe shtroi, për të festuar dhe uruar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, një drekë ndër më miqësoret dhe më të paharrueshmet, duke ftuar aty përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë, Kroacisë dhe maqedonisë. Nga Sali Berisha