E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB vlerëson reformat e qeverisë për ngushtimin e hendekut social në Shqipëri



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për dyfishimin e pagave (në arsim e shëndetësi) dhe të pensioneve, për ngushtimin e diferencës mes pagave minimale, të mesme dhe atyre maksimale, si dhe shtimin e buxhetit, por edhe iniciativat e ndërmarra për krijimin e rrjetit të internetit në të gjitha shkollat ne vend, si dhe për fondin e ekselencës. Debati tematik mbi përshpejtimin e progresit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit deri në vitin 2015, që njihet ndryshe si Deklarata e Mijëvjeçarit, i organizuar ditet e fundit, nën kujdesin e Presidentit te Asamblesë, dr. Srgjan Kerim u përqëndrua mbi varfërinë, arsimin dhe shëndetësinë. E pranishme ne kete debat, ministrja Bregu vlerësoi se “realizimi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, duke filluar që nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, së bashku me Planin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE, shënojnë objektivin kryesor për qeverinë shqiptare”.
Nga te dhenat zyrtare te bera publike ne ëeb site-t e Ministrise se Jashtme dhe asaj te Integrimit, Samitet dhe Konferencat e OKB-së të mbajtura gjatë viteve 1990, kanë adresuar çështje globale shoqërore, ekonomike dhe mjedisore me të cilat përballen vendet e zhvilluara, por edhe ato në zhvillim. Konventat dhe deklaratat përkatëse u sintetizuan në Deklaratën e Mijëvjeçarit, në shtator të vitit 2000, në Samitin e Mijëvjeçarit. Ne kete samit mori pjesë edhe ish-Presidenti shqiptar, zoti Rexhep Meidani, krahas 147 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të botës. Në Deklaratë, shtetet shprehën angazhimet e tyre në drejtim të paqes, sigurimit, zhvillimit, përfshirë fushën e mjedisit, të drejtat e njeriut dhe qeverisjes. Në kuadrin e kësaj deklarate, janë përfshirë edhe Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (Millennium Development Goals), të cilat janë eleminimi i varfërisë ekstreme dhe i urisë, arritja e arsimimit parësor universal, nxitja e barazisë gjinore, reduktimi i vdekshmërisë foshnjore, përmirësimi i shëndetit të nënës, luftimi i sëmundjeve HIV/AIDS, malarjes etj, sigurimi i qëndrueshmërisë së mjedisit, zhvillimi i një partnershipi global për zhvillimin.Në bazë të objektivave, janë marrë disa angazhime për realizimin e të cilave si afat kohor është vendosur periudha 1990-2015. Mënyra e zbatimit të këtyre angazhimeve nga secili vend anëtar i OKB-së është objekt monitorimi nga OKB. Në procesin e raportimit është përfshirë edhe UNDP (zyrat përkatëse në çdo vend ku UNDP ushtron aktivitetin). Shqipëria eshte nje nder vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Mijëvjeçarit. Si e tillë, ajo është shprehur e gatshme për të plotësuar angazhimet që rrjedhin prej saj, të përcaktuara tek objektivat e Zhvillimit për Mijëvjeçarin, të cilat janë përfshirë në programin e qeverisë shqiptare, si dhe në strategjitë e ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit. Institucionet shtetërore shqiptare janë të angazhuara për të zbatuar kete, sipas fushave që mbulojnë Objektivat e Zhvillimit për Mijëvjeçarin, krahas zbatimit të detyrimeve dhe angazhimeve që rrjedhin në kuadrin e akteve të miratuara nga konferencat ndërkombëtare në të cilat kemi marrë pjesë. Në muajin maj të vitit 2002 u botua raporti i parë me titull “Shqipëria dhe Objektivat e Zhvillimit për Mijëvjeçarin” i përgatitur në mënyrë të pavarur nga një organizatë joqeveritare me mbeshtetjen e UNDP në Tiranë. Një rol të veçantë në këtë proces i takon të luajë MPJ, përmes Sektorit të Raportimeve për Konventat Ndërkombëtare pranë Drejtorisë së OKB-së. Nderkohe, UNDP, institucionet shtetërore dhe shoqëria civile, po punojnë për arritjen e një konsensusi kombëtar për MDG-të, zgjerimin e pjesëmarrjes me partnerë të ndryshëm kombëtarë dhe cilësinë e dialogut, marrjen gradualisht të pronësinë të Qeverisë shqiptare të këtij procesi dhe strategjinë e përhapjes dhe të advokimit te tij, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›