Parandalimi i “Gërdecve”, ja kryereforma
Aderimi në NATO çimenton sigurinë kombëtare në sensin e parandalimit të luftërave dhe konflikteve që mund të na imponohen nga jashtë, nëse supozojmë se do të lindnin sërish në gadishullin tonë Millosheviçë të rinj, por vështirë se mund të parandalojë rreziqe të mundshme nga shpërthimet e padëshiruara të Gërdeceve të rinj në zonat e populluara, pranë depove të municionit.
Do të mjaftonte mendimi i kualifikuar i ekspertëve tanë të municioneve dhe mosfunksionimi aktualisht i laboratorëve specialë të matjes së cilësisë dhe parametrave të tyre, për të vënë alarmin.
Në asnjë vend të botës, shkencëtarët dhe specialistët e profileve të rralla, nuk nxirren në pension por mbahen deri në fund të jetës, kur janë të domosdoshëm.
Ngjarja e Gërdecit dëshmoi se, jo vetëm u injoruan rregullat më të thjeshta teknike e ato të manipulimit dhe trajtimit të municioneve, por edhe faktin se tashmë që kemi në detyrë ushtarakë që nuk ia kanë haberin nga rreziqet prioritarë për jetën, jemi sërish të rrezikuar për shkak të degradimit të baruteve, djegoreve dhe mos’kontrollimit paraprak të tyre për të parandaluar aksidentet.
Pandehëm se në ministrinë e Mbrojtjes do të ishin ngritur në kohë rekord grupe pune për evidentimin e gjendjes nëpër depo e tunele, për sqarimin e sasive dhe cilësisë së municioneve, vjetërsisë së tyre dhe planit të masave për çmontimin sa më parë të atyre që janë më të rrezikshmet dhe të mundshmet për t’u vetekspoduar. Por jo, nuk ndodhi kështu. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht, ishin strukturat civile të pushtetit ato që u mblodhën më parë se të mblidheshin strukturat ushtarake, për të evidentuar gjendjen dhe rreziqet e mundshme, sikundër ndodhi para një jave në Vlorë, ku nën drejtimin e prefektit të Qarkut z.Xhevahir Rexhepi, shtabi i ngritur evidentoi gjendjen dhe përfundimisht konkludoi se nuk ekziston ndonjë rrezik eminent, përveç detyrimit për të nxjerrë nga thellësitë dhe për të çmontuar apo asgjësuar disa predha që gjenden në ujë, në njërin nga plazhet e Vlorës, që së shpejti do të popullohen nga pushuesit në sezonin e verës që po afron.
Tashmë që Gërdeci evidentoi ekzistencën e heronjve tanë, komando, xhenierë dhe ushtarakë të tjerë të përkushtuar deri në fund dhe madje edhe me rrezik jete, në emër të jetëve të civilëve, besimi se do të merren masa të menjëhershme për të marrë nën kontroll gjendjen dhe për neutralizimin e vatrave të rrezikshme, nuk paraqet kurrfarë vështirësie.
Pas 15 marsit jemi plotësisht të vonuar në rivënien në shfrytëzim të kombinatit të Poliçanit dhe të uzinave të Mjekësit e Gramshit, madje me kapacitet të plotë, pavarësisht kostos... Ndonëse edhe për këtë jam i bindur se ajo mund të mbulohet plotësisht kur merr parasysh fondet e mëdha që qeveria ka akorduar në dispozicion të ministrisë së Mbrojtjes për këtë vit, konform rekomandimeve dhe standardeve të NATO-s, por sidomos edhe për faktin se pasuria në metale e municioneve disponibël dhe të atyre që do të çmontohen me përparësi, është e jashtëzakonshme.
Tashmë ka ardhur koha që, nisur nga vjetërsia e municioneve, çmontimi i atyre për të cilët tashmë nuk disponojmë asnjë armë për be, (pasi i zhdukën majkot, hajdaragët dhe delijorgjët për tregti dhe për skrap gjatë pushtetit 8 vjeçar), duhet të shndërrohet në prioritet të punës së ministrisë së Mbrojtjes.
Ekzistenca e depove në ambiente të hapura, me “çati” bash soletat me zift (për hidroizolime), sikundër ka qenë edhe më parë por edhe që u bë pas adaptimit të ish magazinave të ish Rezervave Shtetërore për depo municionesh, sikundër në Qafshtamë të Matit, dhe aq më tepër pranë qendrave të banuara, (sikundër edhe në fshatrat e Tepelenës, Korçës dhe gjetkë në mbarë vendin), në kushtet e rritjes së temperaturave, mund të rrisë edhe rrezikun për tragjedi të përsëritura.
Tashmë që nuk ka delijorgjë dhe minxholë që të na i ndalojnë gjeneralët tanë për të hyrë brenda reparteve dhe depove për inspektim të municioneve dhe rregullave të manipulimit me to, të bën të mendosh se brenda pak kohësh nuk ka përse të gjesh dhe nuk do të gjesh ushtarakë që shullëhen nëpër zyrat e ministrisë së Mbrojtjes, duke orgazmuar në ëndërrimet për spaleta dhe paga të barasvlershme me ato të kolegëve të NATO-s, ku po anëtarësohemi, porse do të jenë në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë masa.
Ndoshta ka ardhur koha e ndryshimit të organigramës dhe e ndryshimeve strukturore në Ushtrinë tonë, jo aq në përputhje me ato që lehtësojnë integrimin e saj në NATO, sesa në përputhje me nevojat emergjente, prioritare, të çmontimit të municioneve të rrezikshme.
Të gjithë, shumë shpejt do të dëshironim të dëgjonim, tash e tutje, se pas mungesës së përhershme të Delijorgjit, nuk do të dalin delijorgjë dhe pinarë të rinj si “shitës” të metaleve të municioneve tona për skrap me shifra qesharake dhe në këmbim të makinave rrangulla e të ndryshkura, porse do të vihen në dispozicion të shkritores së Kombinantit të Poliçanit sasitë kolosale të Plumbit, Bronxit e Tunxhit, tashmë të shkrira dhe të derdhura në kallëpë. Me ç’rast do jemi akoma më të lumtur nëse shumë shpejt ministria e Mbrojtjes do të botonte reklama në media për shitjen e sasive të tyre kolosale me ankand, prej nga do të siguroheshin gjithashtu të ardhura kolosale konform çmimeve të bursës së Londrës për këto metale aq të vlefshme dhe tejet të kërkuara nga tregu botëror.
Natyrisht që nuk na vjen aspak mirë që çdo javë në Portin e Durrësit dhe nën masa të rrepta sigurie, shkarkohen anije turke me prodhim turk të eksplozivëve, deri në 400 ton në javë, për kompanitë Bechtel & Enka, për hapjen e tuneleve dhe shembjet masive të dheut në Rrugën Durrës – Morinë, apo edhe në atë të “Arbërit”, ndërkohë që në Uzinën e Mjekësit kemi specialistë dhe atrecatura të teknologjive të avancuara, që dikur prodhonin sasi kolosale të eksplozivëve, që përdoreshin rëndom në minierat dhe veprat e tjera.
E nëse politika do të bëjë sikur nuk kupton nga këto që po shkruaj, (e që specialistët tanë i dinë shkëlqyeshëm), atëherë le të na gjejë sa më parë një delijorgj të përgjegjshëm, për të privatizuar për pesë aspra kombinatin e Poliçanit dhe uzinat e Mjekësit e të Gramshit, ku edhe pse mund të rruhen kollaj paratë tona, të paktën të mund të çmontohen brenda kushteve teknike dhe në afate optimale municionet, duke na privuar kësisoj me kënaqësi nga “Gërdecet” e radhës.
Ndoshta adhamudhët e privatizimeve të industrisë ushtarake, nuk besoj se do të jenë kaq të papërgjegjshëm sa, pas 5 asprave të arkëtuara, të pranojnë shndërrimin e atyre ambienteve në troje ndërtimi, në një kohë që “Gërdecët” i kemi në derë të shtëpisë, nën këmbët tona dhe pranë qendrave të banuara.
Pavarësisht bindjes se reforma e thellë konceptuale (pra manaxheriale ligjore, e deri me parametra shkencorë), ajo në strukturë dhe organigramë, në Ushtri, në agjensitë e shërbimeve inteligjente dhe të informacionit, do ta ndryshojë gjendjen thellësisht pas Gërdecit dhe përvojës së tij tragjike, kam bindjen se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë agjensi të specializuar në botë, që të mund të jetë në gjendje të parandalojë e të informojë vetëshpërthimin e municioneve si pasojë e skadencës, prishjes së kushteve të ruajtjes dhe aksidenteve të rastit.
Ndoshta ka ardhur koha që të mos bëjmë më këtej e tutje idiotin, që, edhe kur e pëson keq, nuk merr masa që të mos e pësojë sërish edhe në të ardhmen...
Dhe kjo sepse njerëzit normalë dhe drejtuesit e manaxherët e aftë, pra të mençurit, mësojnë edhe nga pësimet e të tjerëve, dhe jo më nga ato të tyret. Sepse jam ende i bindur se Gërdeci nuk ishte thjesht pasojë e gafave të truderrave banditë dhe hajdutë, sikundër fadromistët me tetëvjeçare që, për të fituar me çdo kusht dhe pa mundim, grumbulluan mijëra ton municione të rrezikshme atje, por ishte edhe pasojë e veprimeve antishqiptare të qarqeve që manipuluan me shumë lehtësi me shkujdesjen tonë fatale në Gërdec, vetëm e vetëm për të përsëritur një megaminë politike destabilizimi, si ajo e vitit 1997. Dhe këtë e bënë vetëm e vetëm për të rrëzuar nga pushteti maxhorancën e sotme dhe për të sjellë në pushtet opozitën që gjithmonë instrumentalizon përdorimin e “incidenteve” destabilizuese me pasoja rrënuese për të riardhur në pushtet, pavarësisht nga çmimi dhe kostoja e gjakut, jetëve njerëzore dhe gërmadhave të atdheut. Dhe nga ky rrezik antishqiptar, nuk ka NATO që të mund të na garantojë. Nga Astrit KOLA