E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Fushata e 8 majit, ne diete Rozeta Rapushi

Mazhoranca premton se do te beje nje fushate ne diete, e cila do te realizohet vetem me fondet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar per te. Pra jo me shume se 83 milione leke. Kryeministri Sali Berisha nxori dje ne lidhje me kete ceshtje, edhe nje urdher te posacem, per ndalimin e perdorimit te cdo lloj burimi te administrates shteterore, ne funksion te fushates elektorale. Urdher te cilin e prezantoi edhe ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas ketij urdhri, ndalohet ne menyre te prere perdorimi i cdo lloj burimi te administrates shteterore, qendrore, lokale e te cfaredo lloji, ne funksion te fushates elektorale. Sipas kryeministrit, ne fushate elektorale nuk mund te kete asnje targe zyrtare, pervec atyre te sigurise dhe Gardes qe permbushin detyra te tjera. "Nga kryeministri e cdo zyrtar tjeter, ne veprimtarite e fushates elektorale do te marrin pjese me shpenzimet e partise. Fondi qe eshte akorduar partise do te ekonomizohet. Fushata elektorale per zgjedhjet e 8 majit ne te cilat, sic kemi theksuar i pari do te jete qytetari, do te jete nje fushate ne diete, pasi ky eshte edhe interesi i qytetarit", u shpreh dje Berisha ne mbledhjen e fundit te qeverise para fushates elektorale. Ndaj apeli i kreut te qeverise shkoi dje per ministrat e kabinetit te tij qeveritar, te cileve u kerkoi se pjesemarrja e tyre ne fushate do te jete vetem me fondet e percaktuara per partine. "Une personalisht i kerkova partise te marre me qira mjetin tim te transportit, por kjo do te ndodhe edhe per secilin prej jush. Ne shkojme ne kete zgjedhje me nje kuder ligjor shume te permiresuar. Ne kemi miratuar ne Parlament ligjin e financimit te partive dhe kjo eshte shume e rendesishme. Ne po e nxjerrim kete urdher si nje moment ndarjeje nga nje praktike e shkuar", saktesoi ai. Sipas Berishes me pare, ai qe kishte shumicen, kishte edhe shumicen e mjeteve. Ndersa tani e verteta del ndryshe. "Sh.p.k-ja ka shumicen e mjeteve, por ne te ndjekim ate qe themi, fushate ne diete. Policia e Shtetit do te marre urdher te bllokoje cdo mjet zyrtar te cilido zyrtari ne fushate. Kontrolli i Larte i Shtetit dhe te gjitha institucionet e kontrollit do te ftohen te bejne kontrolle te rrepta mbi te gjitha fondet, te cilat mos mund te devijohen as nga pushteti qendror dhe as nga pushteti lokal, drejt fushave te mitingjeve, stendave dhe shpenzimeve abuzive", theksoi kryeministri. Duke e cilesuar edhe kete fushate, nje fillim i ri dhe shans shume i madh per politikanin, Berisha shtoi se punonjesit me status civil duhet te respektojne plotesisht statusin e tyre. Sipas tij, punonjesit e tjere te administrates duhet respektojne plotesisht orarin zyrtar te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›