E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e himariotit Athina: Skeptike, do monitorojmë gjyqin

ATHINE- Zëdhënësi i ministrisë së Jashmte të Greqise, Grigoris Delavekuras shprehu “Shqetësimin dhe skepticizmin e thellë” të Athinës rreth hetimeve 9 mujore të cilat përkufizojnë vdekjen e minoritarit grek në Himarë, Aristotel Guma “si një aksident rrugor”.

Zoti Delavekouras e bëri komentet duke iu përgjigjur një pyetjeje e cila i referohej medias shqiptare rreth përfundimeve të hetimeve 9 mujore të ngjarjes së ndodhur më 12 gusht.

“Ne presim që Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Europës dhe vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian të garantojë vendosjen e drejtësisë në mënyrë të duhur dhe shpejt” u shpreh zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke duke shtuar se “të gjitha opsionet janë të hapura rreth hapave të ardhshëm”. – thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme greke, e cila është botuar sot nga agjencia greke e lajmeve  ANA

Bazuar ne raportimet e fundit mbi rezultatet e hetimeve nga ekspertet e pavarur u arrit ne perfundimin se Aristotel Guma vdiq ne nje aksident automobilistik.

Më tej zëdhënësi i institucionit diplomatik grek rikujtoi se më 12 gusht 2010, një grup nacionalistësh ndoqen dhe vranë minoritarin grek Aristotel Guma sepse ai fliste greqisht dhe ky fakt ishte pranuar në atë kohë edhe nga lidershipi politik i Tiranës.

“Krimi u dënua nga e gjithë politika në Shqipëri. Kryeministri Berisha deklaroi në atë kohë se ishte një akt i tmerrshëm kur një person vritet teksa po shkon në shtëpinë e tij.”- kujton Zëdhënësi i ministrisë së Jashmte të Greqisë duke cituar edhe deklaratat e Ilir Metës, në atë kohë zv kryeministër i cili pat deklaruar se “autoritetet kompetente do ta zgjidhin këtë krim të shëmtuar duke nxjerrë para drejtesisë personat përgjegjes.”

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke nënvizoi gjithashtu se “qeveria greke do të monitorojë seancat gjyqësore me shume kujdes”. Grequa nuk ka ndërmend të ndërhyjë në sistemin shqiptar të Drejtësisë, por se do ti mbajë të hapura të gjitha opsionet për hapat që do të ndërrmarrë në të ardhmen”- thuhet në vazhdim të deklaratës së Grigoris Delavekuras, të botuar nga Ministria e Jashtme greke.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›