Gjirokaster ne pranga shoferi qe aksidentoi per vdekje nje shtetas
Policia e Gjirokastres ka ndaluar dje autorin e nje aksidenti me pasoje vdekjen e shtetasi rreth nje muaj me pare. Sotir Beka 48 vjec lindur dhe banues ne Sarande eshte arrestuar nga forcat e Policise Rrugore te Gjirokastres pasi specialistet e Njesise se Qarkullimit Rrugor arriten ne perfundimin se me 18 mars 2011 ky shtetas ka perplasur per vdekje me mjetin e tij tip Volkswagen me targa AA 963 AE te markes Caddy TDI Minivan shtetasin Agathokli ajupi.
Sipas policise pas arrestimit 48-vjecari e ka pranuar autoresine e aksidentit. Nderkohe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale automjeti me te cilin eshte bere aksidenti dhe materialet i kane kaluar Prokurorise se rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.