Fier shperthim ne vilen 3-kateshe te emigrantit nuk ka te lenduar

Nje shperthim i fuqishem ka tronditur mengjesin e sotem qytetin e Fierit.
Shperthimi ka ndodhur rreth ores 600 ne nje lagje periferike te qytetit ku eshte demtuar nje vila 3-kateshe ne pronesi te shtetasi Altin Plepi.
Burimet thone se nga shperthimi nuk ka pasur te lenduar pasi vila sapo kishte perfunduar se ndertuari dhe akoma nuk ishte e banuar. Si pasoje e shperthimit demtimi me i madh eshte ne katin e pare te viles nderkohe qe ka demtime edhe ne 2 katet e tjera.
Deshmitaret thane se shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe ka cuar edhe ne thyerjen e xhamave te shtepive perreth duke shkaktuar edhe panik tek banoret.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes per te ka filluar hetimet dhe sipas saj lenda shperthyese ka qene e llojit dinamit por nuk dha informacion ne lidhje me sasine pasi sipas saj ne raste te shperthimeve te tilla eshte e veshtire te percaktohet sasia e eksplozivit. Mesohet se pronari i viles i cili ishte emigrant ne Itali kishte 10 dite qe ishte kthyer ne Shqiperi.