Perfaqesues te Keshillit te Evropes vezhgojne situaten parazgjedhore

Pritet te mberrije sot nje delegacion i Kongresit per Autoritet Lokale dhe Rajonale nga Keshilli Evropian ne Tirane. Delgacioni do te zhvilloi nje vizite dy-ditore ne Shqiperi sot dhe neser. Delegacioni do te kryesoret nga Hana Richtermocova nga Republika eke e cila do te shoqerohet nga Mamuka Abulasze Gjeorogji dhe Michel Guegan France.
Ky delegacion do te vezhgoje pergatitjet para-elektorale per zgjedhjet lokale qe jane parashikuar te mbahen me 8 maj. Delegacioni do te zhvilloi takime te posacme me Ministrin e Jashtem Edmon Haxhinasto Zv.ministrin e Puneve te Brendshme Ferdinand Poni Kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Ristani dhe zv.kryetaren e Bashkise Tirane Albana Dhimitri. Gjithashtu keta perfaqesues te Keshillit te Evropes do te zhvillojne takime dhe me perfaqesues te partive politike dhe OJQ.
Nje delegacion tjeter i Keshillit te Evropes do te vezhgoje nga afer zgjedhjet dhe do te jene te pranishem ne Shqiperi nga data 4 maj deri me 10 maj.