E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Futa 3 ish-deputetët e PS në listat e PD. E dua dhe Ramën në Parlament

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët në Kryeministri ku foli mbi zgjedhjet, statusin, koalicionet e prishura dhe ato te krijuara, mbi KQZ dhe listat e kandidateve per deputete.

Kryeministri konfirmoi se tre deputetët socialistë, të cilët me qëndrimin e tyre të përgjithshëm bënë të dështojë plani i Kreut të PS-së Edi Rama për të marrë pushtetin përmes aleancës me LSI-në, do të jenë në listat e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit.  Berisha theksoi se listat e kandidatëve të PD-së do të bëhen publike në momentin e duhur, ndërsa konfirmoi se deputetët socialistë Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami do të përfshihen në këto lista.

Lidhur me marrëdhënien me aleatët, Berisha siguroi se ata do të trajtohen në përputhje të plotë me marrëveshjen e arritur. I pyetur mbi pozicionimin e kandidaturës së tij në listat e PD-së, Berisha u shpreh se ka një rregull në historikun elektoral dhe ky rregull është se kryetari mban flamurin e partisë së tij. "Në betejë nuk i jam shmangur kurrë kësaj dhe nuk i shmangem", tha Berisha.

KQZ, BERISHA: RAMA PAZAR POLITIK ,NUK DO TE NJOHE REZULTATIN E ZGJEDHJEVE
Berisha akuzoi kreun e opozitës Edi Rama se detyroi komisionerët e tij në KQZ të japin dorëheqjen si mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Shefi i qeverisë tha se nuk ka pasur asnjë presion ndërkombëtar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkundrazi sipas tij Ramës i është kërkuar të heqë dorë nga këto ‘lojëra’ dhe përpjekje për të demonizuar procesin zgjedhor. 

“Pyetja e parë po më çudit, si mund të ketë presion, për një derë që është e hapur në të dy kanapet Edi Rama, koalicioni i tij i imponoi dorëheqjen anëtarëve të vet të KQZ. Cdo njeri që do më thoshte, se i ka këshilluar Ramës tërheqjen e komisionarëve, cka nuk ka ndodhur. Nuk ka njeri që ti kërkonte atij të heq komisonerët që të ndihmoj unë. Është qesharake, nuk ka njeri që bën veprim të tillë. Rama e përdori problemin e komisonerëve për Pazar, kryekëput. Pazari më i shëmtuar ishte i gjori Jani Jani. Po pse i gjori, sepse u ngri. Dhe pastaj e nxorën nga frigoriferi në diell. Pse e bën këtë, për të hapur vend në listë, për kryetarin e partisë së Janit. Jo vetëm nuk kam pasur dhe nuk mund të imagjinohet të ketë asnjë lloj nga një mendie e shëndoshë,. Por përkundrazi di mirë që në union zotit Rama i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ, të cojë anëtarët në KQZ në detyrën e tyre. Por, meqë po më pyet kapitullin e mbylli zoti Rama, sepse vetëm tre ditë pas shkrirjes së Jani Janit u deklaroi bashkëbiseduesve të vet të huaj se Edi Rama po humbi këto zgjedhje nuk do njohë rezultatin. Bashkëbiseduesit i dhanë përgjigjen se meritonte . U tha me fjalë të tjera se tërheqjen e komisonerëve e kam si mjet për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve Si ndjese ndaj mbështetësve të mi për të justifikuar humbjen dhe mosnjohjen e zgjedhjeve Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij, me qëndrimin ndaj KQZ", tha Berisha.  

Sipas Berishës, kreu i PS-së po bën cmos për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve. Kryeministri tha se Rama po tenton të përsërisë precedentin e vitit 2009, ku nuk pati asnjë arsye për të provuar parregullsitë.

“Ai edhe njëherë, këtë situa e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për të përdorur si një pretekst, për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, sic u deklaroi ai një grupi të huajsh në zyrën e tij. Ky nuk e paska hallin tek Jani, as tek Muho, por tek rezultati, por rezultatin nuk ta gatuan njeri. Ai po përpiqet dhe po bën cmos të demonizojë një proces që askush nuk mund të demonizojë. Ju keni qenë këtu se cfarë përpjekje u bë në vitin 2009 dhe cfarë veprimesh u ndërmorën për të damkosur zgjedhjet vetëm se Rama nuk paraqiti qoftë një dokument të vetëm para jush dhe ndërkombëtarëve për parregullsi të zgjedhjeve. Gjithçka , cdo përpjekje për të demonizuar zgjedhjet e shqiptarëve nga Rama dhe cilido janë qesharake dhe Don Kishoteske. Shqiptarët dinë të votojmë më mirë se shumë të tjerë”, tha Berisha.

ZGJEDHJET, LIGJI I JEP GARANCI TË PLOTË PËR OPOPZITËN, RAMA KA FRIKË KOMISIONERËT E TIJ
Berisha shtoi se ligji siguron opozitën, teksa premtoi zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë në vend.
“Do Rama nuk do Rama do jenë zgjedhjet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Ka një infrastrukturë të shkëlqyer, ka një ligj të shkruajtur në cdo nen të tij. Ligji do i japë garanci të plotë opozitës. Por nuk mund të ndodhë kurrë që ti japë komisioner zotit Rama. Ai e ka hallin, ai ka ferr komisionet e tij. Ai ka frikë nga komisionerët e tij. Unë kam komisionerët e mi dhe kam besim nga i pari tek i fundit”, theksoi Berisha. 

EMRI E BERISHËS NË KRYE TË LISTËS: E DUA DHE RAMËN NË PARLAMENT
I pyetur se nëse do e vendoste emrin në krye të listës së kandidatëve për deputetë apo në mes, Berisha u përgjigj me telenovelën e Kazanzaqis.
“Ka një rregulll në historikun elektoral. Ju rrëfej një telenovelë të Kazanzaqis, ai mban flamurin e partisë së tij në beteë. Nuk i jam shmangur unë kurrë kësaj, dhe as nuk i jam shmangur”.

Më tej Berisha uroi që dhe Rama të jetë deputet në parlament.
“I ka filluar fobia e listës. Në 2009 nuk hyri kurrë në listë, tani, po e bën si me këtu aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse nuk është shumë bindëse opozita që nuk ka kryetarin e saj në parlament. Dhe nuk është se unë, nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në parlament, por mandatin e ri të jetë në parlament. Sepse kjo sjell dëshirat e pakontrollura të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryeministra aty, dhe të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin. Nuk dua t’ja di nëse do jetë në mes apo në krye të listët ai, por mjafton të jetë në parlament”.

3 DEPUTETËT E PS DO JENË NË LISTAT E PD
Tre ish-deputetët e PS-së Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, të cilët dolën kundër Partisë Socialiste për shkarkimin e anëtarit të KQZ në Kuvend do te jene në listat e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, konfirmoi kryeministri i vendit Sali Berisha.

“Tre deputetët socialistë, të cilët me qëndrimi ne tyre të përgjegjshëm bënë të dështojë plani i zotit Rama, për të marrë pushtetin nëpërmjet aleancës tashmë të njohur e the vetë ti tani, dështoi, ata janë dhe do jenë në listat e PD”,- tha Berisha.

LISTAT E PD NDRYSHOJNE
Listat për deputetë, kreu i qeverisë pohoi se nuk do të jenë të njëjta me ato të legjislaturës së shkuar.

“Listat do t’i merrni vesh sapo të hartohen. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjta. Ka një frymë, kjo parti nuk jep asgjë tjetër perveç mirënjohjes së thellë për kontributin e secilit. Ka një marrëveshje dhe unë marrëveshjet i zbatoj. Kam një marrëveshje me tre deputetë të PS-së të cilët me qëllimin e tyre të përgjegjshëm ndaj vendit bënë të dështojë përpjekja e fundit e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër i pavotuar. Do mbetet në bankinë edhe për shumë kohë.”- tha Berisha.

‘VJENA’
Kreu i qeverisë iu përgjigj interesit të gazetarëve dhe mbi incidentin në Vjenë. Duke qenë se tashmë përplasja mes diplomatit Egin Ceka dhe kreut të PS është objekt i një komisioni parlamentar hetimor, Berisha vendosi të përgjigjej shkurt dhe më ironi mbi këtë cështje.
“Unë tani preferoj që të qartësoj gjithçka por kemi komisioni hetimor. Ndonëse cdo ditë kanë dalë dëshmi të qarta të asaj që ndodhi, një gjë e sigurt është. Kontrolloni veshët kur dilni nga konferenca e tij e shtypit, qoftë edhe për provë”, tha Berisha dhe qeshi. 

4 HEC, PROCESI NUK KA DËSHTUAR, VIJOJNË NEGOCIATA
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi procesin e privatizimit të 4 HEC, Bistrica 1 dhe 2 si dhe Ulëz Shko9pet, Berisha mohoi aludimet për dështimi ne procesit duke bëri me dije se negociatat ende vijojnë”.

“Unë nuk jam dakord se është proces i dështuar, gjer tani është proces i suksesshëm por po negociohet me palët e procesit. Nuk kam asnjë të dhënë për atë që thoni ju”, sqaroi Berisha.

MARRËDHËNIET ME METËN
“Tani marrëdhëniet e mia me kryetarin e LSI janë marrdhëniet e një kryeministri me opozitën. I tmerruar nga terrori opozitar, Rama mendoi se do shtojë shanset duke marrë një pjesë të qeverisë”.

SA DËMTON FRD
I pyetur sesa e dëmton FRD në këto zgjedhje, PD-në, Berisha tha se “Si mund të më dëmtojë mua. Ai nuk më dëmtoi dot mua kur ishte president dhe votoi për Edi Ramën. Zotëria është krijesë e një inkubatori që detyroi të votojë për Edi Ramën. Si i thotë ai, ‘Fjala është gracka ku shpirit i mbretit kapet si laraska’, poezi e Nolit. Kutia e votimit ishte gracka ku shpirti i presidentit u kap si laraska’, them unë. Pra problemi i kutisë, kudo që shkoi, i shkoi mbrapa atij”. 

KOALICIONI, BERISHA: PD FORCA KRYESORE, E MAJTA NE 21 VITE NUK FIRMOI ASNJE DOKUMENT ME RENDESI PER VENDIN
Kryeministri tha se në zgjedhjet e 23 qershorit, mazhoranca shkon me koalicionin më të gjerë në tërë historinë e saj politike. Berisha nënvizoi se “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim “nuk është formuar nga pazaret politike teksa u shpreh bindur për fitore. Berisha sulmoi socialistët, me argumentin se në 21 vite nuk kanë firmosur asnjë dokument madhor për vendin.

“Ne në këto zgjedhje shkojmë në koalicionin më të gjerë në tërë historinë tonë politike. Shkojmë më këtë koalicionin të gjerë shumë të sigurtë në spektrin e fitores, qendra e fitores është e djathta. Kurrë ndonjëherë një spektër kaq real, dhe jo fiktiv. Ky koalicion u bashkua me qëllimin e vetëm për të mbrojtur vlerat, programin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky koalicion nuk e ka cështje pazaresh vokacionin perëndimor të Shqipërisë. Në tërë historinë e këtij kombi agresionin më të rëndë ja ka bërë e majta shqiptare. Ajo me doktrinën e saj bllokoi ligjet për të marrë statusin . E majta ka problemet më themelore, dhe parësore me vokacionin perëndimor. Ka 21 vete dhe nuk ka firmosur dot një dokument të vetëm akt madhor për vendin. Jo sepse të tjerët i kanë mbyllur derën, por ja ka mbyllur dyert vetes dhe vendit. Aleatët janë aleatë dhe do trajtohen me përputhje të plotë me marrëveshjen. Marrëveshjet janë aty, ato që kanë bërë negociata kanë pasur mandatin e plotë të udhëheqjes politike të PD. Ndaj këto zgjedhje PD është e vendosur ti fitojë me koalicionin e saj, ndonëse vet është forca kryesore politike . PD është e kënaqur me koalicionin që ka bërë”, theksoi Berisha.

BERISHA: PREÇ ZOGAJ, KA QËNDRIM TË DREJTË MBI RAMËN
“Zoti Zogaj , një nga themeluesit e PD, që ka adaptuar qëndrime të ndryshme gjatë karrierës politike. Unë nuk mund të them se cili do jetë pozicioni i tij, por një gjë e sigurtë, vështrimi i tij ndaj bizantinizmave të Edi Ramës, është i drejtë. Janë cështje të palidhura. Ky është vlerësimi im për qëndrimi ne tij. Me aleatët ka marrëveshje dhe marrëveshjet nderohen”, shtoi Berisha. 

VLERËSIMI I BB, BERISHA: EKONOMIA JONË E VETME QË GJENEROI PUNË
Duke komentuar vlerësimin e Bankës Botërore, e cila cilësi ekonominë shqiptare nën potencialin e saj, Berisha theksoi se në raportin e fundit 3 mujor të Bankës së Shqipërisë dhe të Komisionit Evropian, ekonomia shqiptare ka performancën më të mirë se vitin e shkuar.

“Sa i takon performancës së ekonomisë shqiptare, natyrisht kriza e dy partnerëve kryesor nuk ka si mos të pasqyrohet në ekonominë tonë të lidhur ngushtë me to. Edhe Bankës së Shqipërisë edhe Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit 3 mujor dhe unë ju konfirmoj me të dhëna e 4 mujorit. Ekonomia shqiptare ka qartësisht performancë dhe rritje më të mirë se vitin e kaluar. Sërish ishte me rritje dhe u vlerësua si një ndër 3-4 ekonomitë e vetme të zonës jashtë rrezikut të krizës. Ekonomia e vetme që gjeneroi vende pune, uli papunësinë në mbetem realisht optimist për ekonominë. Mund të ketë deficit për shkak të taksave që hoqëm, por duket se do jetë i vogël për shkak të rritjes” theksoi Berisha.
(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kandidatët PS-PD, ja lista paraprake, Selami e Ristani në Tiranë, Bumçi garon në Lezhë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›