Berisha: Rama po bllokon KQZ-në për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se arsyeja e largimit të anëtarëve të PS-së në KQZ është sepse kreu i saj Edi Rama nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.
Gjatë një konference për shtyp, shefi i ekzekutivit u shpreh se vetë kryesocialisti e ka thënë se nuk do ti pranojë këto zgjedhje, ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë presion nga ndërkombëtarët për të zgjidhur situatën.
Tërheqjen e anëtarëve të KQZ-së, e ka bërë vetëm për ta përdorur si një pretekst për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, siç iu deklaroi ai një grupi të huajsh në zyrën e tij,- tha Berisha.
Jo vetëm që kam ska patur dhe smund të imagjinohet të ketë asnjë lloj presioni, por përkundrazi në unison Ramës i është kërkuar të lerë këto lodra me KQZ, të çojë anëtarët në KQZ në detyrën e tyre,- vijoi ai.
vijon…