E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta thirrje Ramës dhe Berishës: Ta lëmë pas të shkuarën, miratoni 3 ligjet

ilir-metaTiranë- Kryetari i Lëvizjes Sociliste për Integrim, Ilir Meta, i kë bërë sot thirrje kryesocialistit Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha që të bashkëpunojnë në mënyrë që vendi të marrë statusin kandidat për në BE para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në një deklaratë për mediat Meta, u shpreh se është me shumë rëndësi që të bëhet miratimi i rregullores së Parlamenti, me qëllim që kur të fillojë sezoni i ri gjithçka të jetë gati dhe puna të zhvillohet me një rregullore të re.

Të bëjmë të mundur që këto 3 ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të sesionit parlamentar, në mënyrë që vendi të sigurojë mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat brenda këtij viti. Nëse nuk tregohet vullnet, çështja e miratimit të këtyre 3 akteve mbetet një përgjegjësi shumë e madhe për parlamentin e ri dhe pak shance që vendi të fitojë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti,- tha Meta.

Gjithashtu kreu i LSI-së ka insistuar se është mjaft i nevojshëm miratimi ligjit për Gjykatën e Lartë, pasi sipas tij emërimet e fundit në këtë institucion kanë qenë politike dhe ligji do të mudësojë mbylljen e hapësirave që lejon ligji aktual për abuzim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›