E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Vjena’, Berisha: Kontrolloni veshët pas konferencave me Ramën

TIRANË-Kreu i qeverisë iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi incidentin në Vjenë mes nje diplomati dhe kreut te PS. Duke qenë se tashmë përplasja mes diplomatit Egin Ceka dhe kreut të PS është objekt i një komisioni parlamentar hetimor, Berisha vendosi të përgjigjej shkurt dhe më ironi mbi këtë cështje.

“Unë tani preferoj që të qartësoj gjithçka por kemi komisionin hetimor. Ndonëse çdo ditë kanë dalë dëshmi të qarta të asaj që ndodhi, një gjë e sigurt është. Kontrolloni veshët kur dilni nga konferenca e tij e shtypit, qoftë edhe për provë”, u shpreh Berisha dhe qeshi gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi pasdite në kryeministri me gazetarët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›