E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Ne do te mireqeverisim Shqiperine do ta provojme me vepra

“Faleminderit Tirana! Ishte festa Partia Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit në Amfiteatrin e Liqenit Artificial. Në fjalën e tij kryetari i PS-së Edi Rama, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që votuan këtë forcë politike, premtoi se do të mirëqeverisë Shqipërinë për të gjithë për ata që e kanë zgjedhur dhe për ata që nuk e kanë votuar.
Edhe këtu kryesocialisti përsëriti se në sajë të votës së socialistëve janë çliruar të gjithë shqiptarët edhe ata që nuk e votuan. Sipas tij janë cliruar mësuesit, infermierët e mjekët, policët, nxënësit dhe studentët. Dhe për këtë ai premtoi se do ta provojë me veprat e qeverisë.

“Janë cliruar dhe shpëtuar mësuesit, shumë prej tyre mund të mos na kenë votuar, po me ne do marrin frymë lirisht. Janë cliruar infermierët e mjekët se do jenë aty vetëm për t’u shërbyer të sëmurëve dhe jo për t’i shërbyer pushtetit duke lënë spitalin bosh për të shkuar në miting. Janë cliruar policët dhe të gjithë ata që me uniforma blu i shërbejnë shtetit. Janë cliruarnxënësit studentët që nuk do kërcënohen më me notën e tyre për të marrë vesh se për kë duhet të votojnë. Janë cliuar ata që jetojnë me një biznes të vogël apo ata që kanë vendosur të bëhen të pasur “- u shpreh Rama, ndërsa shtoi se do vlerësojë kontributin e gjithkujt për të hapur vende pune.
Rama premtoi sërish se në fund të mandatit të parë do legalizojë të gjithë shtëpitë e palegalizuara, të cilat u mbajtën peng për vite me radhë.
“Ndjehem i lehtësuar që t’u them se janë cliruar e shpëtuar ata që duan të legalizojnë shtëpitë se janë cliruar nga kthetrat e atyre që i mbajtën peng për të legalizuar sot ata kanë mundësi të re. Ne në fund të mandatit të parë do legalizojmë shtëpitë e tyre”- vijoi ai.

Rama qetësoi të gjithë të punësuarit në administratë që të mos ndjehn të kërcënuar nëse janë aty për shkak të meritës.
Në fund të fjalës së tij kryesocialisti falenderoi të gjithë deputetët e kryeqytetit dhe ata që kontribuan në fitoren e PS në këto zgjedhje dhe tha se ekipi i tij ka nisur përgatitjet për të qeverisur vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›