Berisha: Garanci me zbatimin korrekt të ligjit zgjedhor

Kryeministri vlerësoi zgjedhjet si më të mirat të zhvilluara deri më sot, duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e lartë, procesin e qetë të votimit si dhe nivelin e lartë të transparencës në procesin e numërimit.
Berisha theksoi se, ashtu si gjatë fushatës, fokusi i koalicionit të udhëhequr prej tij ishte te qytetari dhe interesat e komunitetit, ashtu edhe në periudhën paszgjedhore objektivi themelor, në funksion të një procesi me standardet më të larta, është numërimi i çdo vote ku zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij.
Ai theksoi bindjen e tij që garancia më e lartë për një proces me standarde të larta dhe rezultat me legjitimitet të plotë sigurohet vetëm nëpërmjet zbatimit me përpikëri të ligjit zgjedhor jashtë çdo presioni që vjen nga rruga. Kryeministri e siguroi Davis se mazhoranca do të pranojë çdo rezultat të certifikuar nga institucionet e mandatuara nga ligji.
Nga ana e tij, ish-kongresmeni Davis ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin se duhet respektuar vota e çdo zgjedhësi dhe vendimet e institucioneve që i certifikojnë ato në përputhje me ligjin, si një shenjë maturie demokratike e shoqërisë shqiptare. /Start/
2011-05-27 17:32