E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vinin nga Maqedonia, aksidentohen në Librazhd

Policia lokale bëri të ditur se një mjet tip "Peugeot", me drejtues shtetasin maqedonas Shaban Hajdari, 70-vjeç, ka humbur kontrollin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetasja Vale Hajdari, lindur në Shkodër dhe me banim në Maqedoni.

Gruaja ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa burri është transportuar në spitalin e Librazhdit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se çifti ishin nisur nga Maqedonia në drejtim të Shkodrës për të kaluar fundjavën. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-27 18:05
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›