E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varshavë, Topi darkë punë me Obamën

Të ulur krah për krahë, dy homologët kanë biseduar për disa minuta. Z. Topi e ka falënderuar Presidentin Obama për gjithë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për faktorin shqiptar.

“Takimi i sotëm vjen në mbyllje të dy dekadave ndryshimesh historike në Evropën Lindore, ku pa dyshim, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar. Por sot është pjesë e një procesi organik transformimesh të mëdha. Shqipëria sot është vend i NATO-s”, ishin fjalët e para të fjalimit të Presidentit Bamir Topi.

Me ftesë të Presidentit polak Bronislav Komorovski, kreu i shtetit shqiptar ndodhet në krye të delegacionit shqiptar në takimin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në Varshavë.

Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, ai tha se vendi ka mundësinë të demonstrojë elemente pozitive të arritjeve të veta.

“Shqipëria ka një sistem drejtësia funksional. Pavarësisht debateve politike që ekzistojnë në çdo tjetër demokratik, vizioni i të gjithë politikës shqiptare nuk është në asnjë moment kontestues ndaj politikave madhore të integrimit. Kjo është arsyeja që rritja e demokracisë së brendshme, forcimi i shtetit të së drejtës, ndërtimi i  politikave ekonomike, të cilat çdo ditë vijnë e konsolidohen, bëjnë të mundur që ne të jemi optimistë që marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, do të jetë një moment kohor i afërt”, theksoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi.  /Start/

                                                                                             2011-05-28 08:55
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›