Berisha: Gati 100 prokurorë për transparencë të zgjedhjeve

Pas reagimeve lidhur me miratimin e ligjit në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor, kreu i qeverisë Sali Berisha deklaron se propozimi i tij është i qartë, angazhim i 100 prokurorëve për të bërë transparencë të çdo flete votimi.
"Nëse transparencës i themi transparencë, propozimi im për angazhimin e 100 prokurorëve me mandat të plotë për transparencë në çdo skutë fletëvotimi të procesit zgjedhor, angazhimi i buxhetit për të mbushur këtë detyrë është zgjidhja totale nëse kërkohet transparenca. Refuzimi i tyre dëshmon se ka vetëm zero fakte. Prokurori funksionon mbi bazën e fakteve konkrete", u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, Komisioni Hetimor do i japë fakte prokurorëve. "Premtova 100 që mos ketë vonesë në proces. Nëse Rama ka 100 fakte me 100 prokurorë kjo do përshpejtojë procesin. Kushtetuta e vendit përcakton ndarjen e pushteteve dhe respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që nuk i lejon pushtetarët të marrin në dorë detyra kushtetesue. Oferta është më e ndershmja dhe e sigurta për transparencë", theksoi Berisha.
Deklaratat e kryeministrit u bënë pas vizitës në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në ditën e Sulltan Novruzit.