Lushnje, persona të armatosur grabisin kazinonë
LUSHNJE- Grabitet një kazino në qendër të qytetit të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Dy persona të armatosur dhe të maskuar, të paidentifikuar ende, kanë mundur të hyjnë brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të vjedhin një shumë prej 20 mijë lekësh të vjetra.
Më pas ata janë larguar, ndërsa punonjësit e kazinosë kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet.
Kjo është hera e dytë që kjo kazino bëhet pre e grabitjes nën kërcënimin e armëve. Hera e parë daton në 21 nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa policia nuk ka mundur të identifikojnë as autorët e vjedhjes së parë, as ata të grabitjes së sotme.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)