E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gati per cdo beteje per voten e lire

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot prej salles ku po zhvillohet Kuvendi IX i Partise Demokratike se opozita eshte e mirepritur per reformat e medha, por ne emer te pasionit per lirine nuk do te lejohet kurre qe nje grup njerezish te neperkembin voten e lire te shqiptareve.

Ndersa theksoi se liria eshte pasioni i PD-se, Berisha garantoi opoziten se do te kete hapesiren me te madhe, respektin me te thelle ne misionin e saj.

"Por nuk do te lejojme kurre qe nje grusht pinjollesh te bllokut te neperkembin voten e lire te shqiptareve. Hiqni dore nga mentaliteti i eterve tuaj, sepse betejen me ta ne e beme ne vitin 1990. Sot jemi gati per cdo beteje per voten e lire", u shpreh Berisha.

Kryeministri vleresoi punen e bere nga qeveria drejtuar nga PD ne mandatin e pare, ndersa theksoi se ne mandatin e dyte qeveria do te garantoje me shume arritje.

Duke e vleresuar Partine Demokratike, arkitekte te integrimit europian, Berisha theksoi se garantimi dhe zgjerimi i lirive dhe te drejtave do te jete objektivi me madhor.

"Mafia nxin imazhin e vendit"

"Maxhoranca eshte me e vendosur se kurre qe te zbatoje ligjin, te perdore te gjithe pushtetin qe i ka dhene sovrani per t'i dhene pergjigjen e merituar mafias, e cila nxin cdo dite imazhin e vendit dhe pengon me veprimtarine e saj kriminale zhvillimin".

Keto ishin fjalet e kryeministrit per nje grup njerezish, te cilet ai i quan mafioze e qe i paralajmeron se me ane te ligjit dhe shtetit do te veproje.

"Mafia po gllaberon cdo dite pasurite e ketij vendi dhe ne do te vazhdojme kete lufte, kete beteje, kete perpjekje qe nuk do te kete as tendencen me te vogel politike, por vetem interesin e qytetareve shqiptare, interesin e zhvillimit te vendit e te sigurise se jetes", u shpreh Berisha.

Nga salla ku po zhvillohet kuvendi Kombetar i PD-se, Berisha i beri thirrje avokateve te mafias te mos i mbrojne ata, sepse jane te pashprese.

"Ne Shqiperi cilido ka te drejten e avokatit, por ata qe akuzojne politikisht nuk mund t'ju faktojne shqiptareve qofte edhe nje rast te vetem te veprimit te njeanshem. Ndaj pallateve mbi rruge e rrugica, qeveria ime nuk do te kete asnje pergjigje tjeter vec fadromave te ligjit", theksoi Berisha.

"Lufte varferise"

Vec objektivave per integrim e lufte ndaj mafias, kryeministri Berisha theksoi se eshte lufta ndaj varferise e mjerimit.

"Varferia eshte armiku i njerezve. Kemi 12 perqind te shoqerise shqiptare, e cila jeton ne varferi. Mobilizojme te gjitha mjetete qe te zhdukim brenda dy vitesh mjerimin dhe do te kryejme me eficence punen tone ndaj varferise", u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise theksoi se promotor kunder varferise eshte punesimi i shqiptareve.

"Se bashku edhe ne 2024"

Me plane afatgjate duket deshira e Berishes per te ecur bashke me partneret bashkeqeverises.

"Ne jemi te vendosur te ecim se bashku ne zgjedhjet e 2012, ne zgjedhjet e 2013, te ecim se bashku ne zgjedhjet e 2024", tha Berisha.

Sipas tij LSI ka objektiv integrimin dhe Shqiperise sociale, ndaj qeveria eshte e bindur ne jetesimin e ketij programi.

"Ne e kemi sekretin e suksesit, e kemi suksesin e vazhdimesise, qe qendron te pasioni per lirine", u shpreh Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›