E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Cdo ngjashmëri në rinumërime votash është spekulim



Nuk ka asnjë ngjashmëri mes kerkeses se socialisteve per rinumerim dhe rasteve të tilla qofte në Rumani, SHBA etj., deklaroi ish-kryetari i KQZ-së, Clirim Gjata, dje per gazeten “standard”, duke shpjeguar më pas të gjitha rastet kur ky rinumërim mund te behet. Ai ka komentuar dje ligjin zgjedhor shqiptar në rastet kur parashikon rinumerim dhe riktheu raste te rinumërimit edhe në Shqipëri, sidomos në zgjedhjet lokale të 2007-ës.

Z.Gjata, në cilat raste zhvillohet një procedurë rinumërimi sipas ligjit zgjedhor shqiptar?

Kjo eshte e percaktuar ne Kodin Zgjedhor dhe i perket kapitullit te ankimimeve. Pra vetem pas perfundimit te procesit te votimit dhe te numerimit nga komisionet me te uleta dhe grupet e numerimit mundet qe rezultatet t’i nenshtrohen procesit te rinumërimit në KQZ ose ne Kolegjin Zgjedhor. Gjithashtu mund te numerohen direkt nga KQZ kur nuk jane numëruar nga komisioni me i ulet. Pra është një procedurë që i takon fazës së fundit të procesit zgjedhor deri në dalje të rezultatit përfundimtar.

A ka pasur raste rinumërimi në Shqipëri ne zgjedhjet e kaluara? Me kujtohet viti 2005, rasti i ankimimit për zgjedhjet ne zonen elektorale qe përfshinte Mallakastren?

Së pari, ai nuk ka qene rinumërim, por numerim direkt ne KQZ me shkakun se nuk ishin numëruar fare dy kuti te dy qendrave te votimit. Une personalisht kam insistuar që të mos bëhej kjo, sepse nuk e parashikonte ligji i kohës numërimin direkt nga KQZ, por procesi t’i nënshtrohej pavlefshmërise dhe të përsëritej votimi. Pa u zgjatur, kjo nuk u mor parasysh as nga Kolegji Zgjedhor, por raporti perfundimtar i ODIHR-it me dha te drejte, sepse kritikoi zgjidhjen përfundimtare. Ne zgjedhjet e mevonshme u vu ne ligj e drejta e KQZ për të bërë numërime direkte kur nuk ishin kryer nga komisionet e uleta dhe rinumerime për shkaqe ligjore ankimore. Gjithashtu ne zgjedhjet e 2007-s kemi bere si numërime direkte edhe rinumerime sipas rastit, por edhe kemi rrëzuar kërkesa kur nuk kishte prova.

Socialistet përmendën tani sëfundmi si argument për kerkesen e tyre rinumerimin ne Rumani. Ku dallon kërkesa e socialistëve me rinumërimin atje apo me rinumërime të tjera si në SHBA, Afganistan, Itali?

Se si dhe pse është kryer rinumerimi ne Rumani ne menyre te sakte nuk mund ta them. Unë nuk kam qënë atje, ndaj do te diskutojme vetem me ate cfare kemi pare ne media apo kemi mesuar nga uebsajtet. Mesuam se u zhvillua raundi i dyte i presidencialeve ne Rumani, u shpall fituesi, nuk di te them nese humbesi e uroi fituesin, kerkese kjo teper e rendesishme ne standartet demokratike per zgjedhje te lira e te ndershme, por dime qe Gjykata Kushtetuese e Rumanise vendosi rinumerimin e fleteve te pavlefshme te votimit. Ose me mire te themi rivleresimin e fleteve te pavlefshme, per shkak se numri i tyre e kalonte diferencen ne rezultat mes humbesit dhe fituesit. Pra nuk kemi rinumerim te votave ne total ose pjeserisht, por rivleresim te votave te pavlefshme. Kjo eshte normale dhe mendoj se duhet te jete kerkese e ligjit rumun, pasi kete kriter e kemi edhe ne ne ligjin tone zgjedhor. Fakti qe kete e vendosi Gjykata Kushtetuese do te thote se eshte ky organ qe vendos pasi ata nuk kane Kolegj Zgjedhor, por trajtimin e ankimeve e rregullojne ne Gjykaten Kushtetuese. Keshtu e kemi patur edhe ne deri ne vitin 2001, por me pas u krijua Kolegji duke ia hequr kete kompetence Gjykates Kushtetuese. Gjithsesi, per te mos u zgjatur, mund te them se rinumerime dhe rivleresime behen ne te gjithe boten demokratike, por realizohen nga organet apo institucionet e ngarkuara me ligj per kete. Jane keto institucione qe i kane ne kompetence keto veprime. Rasti i Shqiperise ne kete moment nuk mund te krahasohet me sa me siper, sepse kjo gje i kerkohet Parlamentit, kur institucionet kompetente e kane mbyllur kete kapitull pas shpalljes se rezultatit perfundimtar. Pra rinumerimet ne vendet qe ju përmendni, nuk jane bere nga parlamentet pas shpalljes se rezultateve perfundimtare, por brenda procesit zgjedhor sa pa u shpallur rezultati. Ndersa tek ne rezultati eshte shpallur dhe Parlamenti eshte mbledhur. Vete pParlamenti nuk mund ta kryeje nje rol te tille, sepse, po e perseris, do te shkelte parimin kushtetues te ndarjes se pushteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›