E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gati për marrëveshje të gjerë me PS-në

Kryeministri Sali Berisha i bëri të qartë opozitës se është e gatshme për një marrëveshje të gjerë, por gjithnjë brenda kuadrit kushtetues. Kreu i qeverisë pohoi se opozita i ka dyert të hapura për të kontribuar në procesin e reformave integruese të vendit, por më parë duhet të shprehë vullnetin e saj për bashkëpunim. Jam i gatshëm për çdo lloj marrëveshjeje që respekton plotëson Kushtetutën, transparencën në përputhje me Kushtetutën, - theksoi z. Berisha. Në këtë pikë kreu i qeverisë risolli në vëmendje se ish-kryetari socialist, Fatos Nano, është shprehur kundër bojkotit, ndërsa ai aktual flet për mosbindje civile teksa pas vetes ka rreshtuar një grup miliarderësh që duan të marrin pushtetin me çdo mjet. Por duke bërë të qartë se një gjë e tillë është dhe do të mbetet thjesht një aventurë, Berisha në mënyrë të prerë pohoi: Transparenca mbi bazën e procedurave ligjore, sepse ky është atributi i shtetit ligjor. Më tej Berisha shtoi se do të bëj përpjekje për bashkëpunim të gjerë me opozitën, pavarësisht se ajo bën akuza paranojave për zgjedhjet. Kushtetuesja ka një vendim të kthjellët si kristali kur thotë se komisionet parlamentare nuk mund të shtyjnë aktivitet e tyre në veprimtarinë e gjykatave. Shqipëria është në një stad që mund të bëjë transparencën e çdo gjëje, por me kushtin e respektimit të Kushtetutës. Nuk ka dokument që nuk deklasifikohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›