Zgjedhja e gjyqtarëve, Berisha: Ska pengesa
Çdo gjykatës votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë, gjë të cilën e bën të mundur mazhoranca aktuale. Përmes këtij argumenti mbrojti mbrëmë Kryeministri Sali Berisha vështirësitë që qëndrojnë në plotësimin e disa vendeve vakante në institucione të drejtësisë. Ndaj, - bëri të qartë Berisha, - nuk ka asnjë lloj defekti në funksionimin e institucioneve. Për gjyqësorin ka 0 pengesë për tu zëvendësuar pas skadimit të mandatit. Kjo mazhorancë aktuale është një shumicë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet i merr në respektim të saj, ligjet po ashtu. Pra çdo gjykatës që paraqitet për tu votuar zgjidhet me 71 vota. Është shumicë që ka ekzistuar, - deklaroi z. Berisha. Ai bëri të qartë se ska pengesa për zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së përveç dëshirës. Sipas tij, ligji organik i jep përgjigje të plotë dhe po ashtu dhe zëvendësimit të Avokatit të Popullit. Në këtë rast, kreu i qeverisë akuzoi opozitën e majtë, e cila për dy vjet me radhë nuk votoi disa ligje në Parlament për 3 të 5-at por duke i shtuar faktin se opozita voton ato që i gjykon pa shkuar në favor të qeverisë.