Berisha: Gati të finalizojmë reformën zgjedhore në do Rama

Në mbledhjen e grupit, Berisha foli edhe për debate të tjera të ditës në lidhje me lirinë dhe të drejtat e individit.
“Ajo që dua të theksoj është se nga mazhoranca ekziston vullnet i plotë për ta finalizuar këtë reformë në kohën më të shpejtë të mundshme. Ekziston një trashëgimi që prodhoi legjislacioni konsultativ, por që tani është bërë e nevojshme të amendohet në përputhje me sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIHR, nga vrojtimi i zgjedhjeve të 2009 dhe 2011-ës, nga marrëveshja mes palëve dhe kjo marrëveshje ka përcaktuar procesin e punës që është e njëjtë që u përdor me Kodin Zgjedhor në 2009-n. Marrëveshja u përcaktuar nga vetë opozita, ne dolëm me dy opsione opozita zgjodhi opsionin e punës së përbashkët, kompromisit dhe arritjes”, theksoi Berisha.
Duke akuzuar kreun socialist për taksën progresive, Berisha tha se këtë ia tregoi më së miri biznesi. “Flet për rilindje, po çfarë rilindje bëri përveç rilindjes së bllokut. Përgjigjen më të shkëlqyer ia dha biznesi dhe i garantoj. Një model suksesi kërkohet të zëvendësohet me një model marksist të dështuar”, shtoi ai. /Start/
2012-03-26 13:28