Numërimi i votave, skema e re: Ja si bëhet për 8 orë

Në zgjedhjet e fundit na janë dashur plot një muaj e gjysëm për të numëruar votat e shqiptarëve, por ekziston një mundësi që ky proces i stërgjatur të mbyllet vetëm për 8 orë. Një kompani britanike e specializuar në numërimin e votave ka prezantuar një skemë përmes një aparature, e cila redukton kohën, por nga ana tjetër shmang edhe gabimet njerëzore gjatë procesit të numërimit.
“Duke parë këtu, tek kjo makineri,dallohen qartë nëse është votuar mirë apo keq, dallohen dhe rastet kur një person ka vepruar më shumë se një herë”thotë përfaqësuesja e kompanisë.
Por përveç këtij versioni gjatë ditëve në vijim do të shqyrtohen edhe opinione të tjera por që në thelb të përbashkët kanë transparencën dhe përshpejtimin e procesit të numërimit të votave, që në Shqipëri në këto 20 vjet ka zgjatur më shumë se fushatat elektorale.