Berisha: Gati të punojmë me opozitën. Mirëpresim Komisionin e Venecias
Kryeministri, Sali Berisha u shpreh sot i gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën, ndërsa tha se, qeveria e tij do të pranojë çdo propozim konstruktiv nga ajo, duke e vlerësuar me seriozitet të madh.
Sipas tij, ky është një qëndrim konstant i kësaj qeverie.
Berisha u shpreh i gatshëm gjithashtu, që së bashku me opozitën të punojnë për të plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, ndërsa theksoi se do të jetë gjithashtu i hapur ndaj çdo kontributi të Komisionit të Venecias në reformën zgjedhore.
Qeveria është gatshme, e vendosur të bëjë gjithcka për integrimin Shqipërisë në Evropës, ky është dhe ylli polar i politikës sonë dhe të gjitha reformave tona. Qeveria në mënyrë të përsëritur e ka thënë se është tërësisht e hapur ndaj Komisionit të Venecias, dhe mirëpret kontributin e saj për reformën zgjedhore- tha kryeministri.
Kemi një seri rekomandimesh nga OSBE/ODIHR, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se, në përpjekje të përbashkët me opozitën i kemi të gjitha gjërat e qarta.
Ne jemi të vendosur të zbatojmë dhe të kthejmë në ligj, bashkë me opozitën, secilin nga këto rekomanimde- përfundoi Berisha.