Wikileaks, Topi: Komentet, në ditët në vazhdim
Presidenti i Republikës, Bamir Topi refuzoi ti përgjigjej pyetjes së një gazetareje lidhur me publikimet e fundit të Wikileaks.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa , i cili po qëndron për një viztë zyrtare në Tiranë, presidenti Topi, tha se takimi i sotëm na imponon që ti largohemi me vullnet, që të mos përgjigjemi kësaj pyetje, ndërsa shtoi se lë të hapur që në ditët në vazhdim do të bëjë komentet e tij lidhur me të gjitha publikimet e Wikileaks.