Presidenti i Hondurasit viziton sot Shqiperine takohet me autoritetet me te larta te vendit
Presidenti i Republikës së Hondurasit mbërrin në Tiranë në datën 4 shtator për një vizitë 8-orëshe.
Ai do të vijë nga Prishtina, ndërkohë që në Shqipëri do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore.
Kreu i shtetit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit mëngjesin e së dielës në orën 8:30.
Ai do të pritet nga homologu shqiptar, Bamir Topi, në orën 9:40, me të cilin ka parashikuar në axhendë edhe një konferencë të shkurtër për shtypin për rreth 15 minuta në selinë presidenciale.
Prej andej, rreth orës 9:54 minuta, presidenti i Hondurasit do t'i drejtohet Kryeministrisë, ku e pret kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, me të cilin gjithashtu do të japë një konferencë tjetër për shtyp.
Në 11:45 minuta, z.Porfirio Lobo Sosa do të pritet nga kryetarja e Kuvendit dhe më pas rreth orës 12:30, kryeministri Sali Berisha do të shtrojë për nder të tij një drekë në vilën qeveritare nr.30.
Pas drekës, në orën 13:30 minuta, Presidenti i Republikës së Hondurasit do të takohet me kryebashkiakun e Tiranës, z.Lulzim Basha, ndërsa në 14:30 ai do të zhvillojë një vizitën në kompaninë "Taçi Oil".
Prej andej, kreu i shtetit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa do të dalë para mediave në një konferencë për shtyp në mjediset e "Sheraton", ndërkohë që në orën 16:30 do t'i drejtohet aeroportit të Rinasit, nga ku do të mbyllë dhe vizitën zyrtare në Tiranë.
Vizitës së presidentit të Hondurasit i paraprin ajo në Prishtinë në datën 3 shtator, ku do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
Presidentit Lobo Sosa do t'i jepet në Prishtinë, përmes një ceremonie të posaçme, titulli "Doctor Honoris Causa".