Berisha Gazetaret do te hetohen si qytetare qe nxiten dhunen

Ne mbledhjen e sotme te qeverise kryeministri Berisha foli lidhur me kerkesen e komisionit hetimor parlamentar per te marre nen hetim edhe disa gazetare te medieve te ndryshme. Duke e quajtur Shqiperine si Shqiperia e shoqerise se lire. Nuk ka pasur dhe nuk asnje kufizim ne ushtrimin e lirive dhe te drejtave te njeriut u shpreh Berisha gjate mbledhjes se qeverise ndersa tha se hetimi ndaj gazetareve nuk perqendrohet ne rolin e tyre si gazetare por si qytetare qe ne demonstraten e 21 janarit nxiten dhunen.
Megjithese theksoi se kjo qeveri nuk do te kete asnje proces ndaj gazetareve ai e cilesoi kete hetim nga komisioni si dicka qe ka lidhje me implikim direkt ne veprime konkrete qe nuk kane lidhje me gazetarine por me probleme jashte saj tha Berisha.
Ai foli edhe per zgjedhjet vendore me 8 maj duke u shprehur se qeveria ishte e vendosur per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme. U garantoj se ne 8 maj do te kete zgjedhje te lira e te ndershme. Ne do te bejme nje proces thellesisht transparent. Shqiperia evropiane eshte Shqiperi moderne.
Gjithashtu kreu i vendit foli dhe per projektin e rruges Tirane-Elbasan. Buxheti afatmesem qe ne miratojme sot mbeshtet te gjitha akset kryesore te ketij vendi. Pra ne kete buxhet ne finalizojme projektin e ndertimit te 7000 km rruge brenda mandatit. Se shpejti shpallim fituesin qe do te ndertoje rrugen Tirane-Elbasan. Pra ky buxhet i jep mundesi perfundimit te rruges se Arbrit boshtit te jugut. Sot ne miratojme gjithashtu ligjin e arsimit. Buxheti do te mbeshtese rritjen e pervitshme te rrogave dhe pensioneve. Familjet shqiptare nuk do kete me mjerim me kete buxhet. Ai do mbeshtese fuqishem kujdesin shendetesor.