E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dule: Berisha të japë dorëheqjen, të krijohet një qeveri teknike

Kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Berisha dhe krijimin e një qeverie teknike.

Në një konferencë për shtyp Dule gjithashtu ka theksuar se zgjidhja e vetme për situatën aktuale është dorëheqja e kryeministrit Berisha dhe nisja e një dialogu politik nën drejtimin e presidentit Topi dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
 

“Zgjidhja është një dhe e vetme. Dorëheqja e Berishës dhe nisja e dialogut nën drejtimin e presidentit Topi dhe në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve të ngrihet një qeveri teknike e cila do të zbardh ngjarjet e 21 janarit dhe veçanarisht vrasjen e 3 personave ,vënien para drejtësisë të përgjegjësve dhe do të normalizojë jetën politike të vendit” theksoi Dule.
 

Dule gjithashtu ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Berisha duke thënë se ai po rrezikon të nxjerrë jetën institiucionale jashtë rendit kushtetues.
 

“Pas ngjarjeve të 21 janarit Berisha me pengesa të gjithanshme si për zbardhjen e vrasjeve të 3 qytetarëve të pafajshëm, me refuzimin e ekzekutimit të urdhër-ndalesave për 6 gardistët, me ngritjen e komisionit hetimor parodi, me sulmin e papreçedentë ndaj presidentit Topi, kryeprokurores Ina Rama, kreut të SHISH-it dhe me dhunimin ndaj medias” theksoi Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›