E Shtunë, 31 Tetor 2026

I derguari i BE serish ne Shqiperi

Bashkimi Europian sjell neser ne Tirane Miroslav Lajcak per te ulur PD-PS ne dialog

TIRAN - Per te dyten here brenda nje jave ne Shqiperi do te mberrije i derguari i Perfaqesues se Larte te Bashkimit Europian per eshtjet e Jashtme dhe ato te Sigurise Kathrin Ashton per te zgjidhur krizen politike. Pas nje serie takimesh te zhvilluar me 26 janar me kreret e larte te shtetit drejtori Ekzekutiv ne Sherbimin e Jashtem te BE-se Miroslav Lajcak do te riperserise takimet e tij.

Diten e neserme zyrtari i larte i Bashkimit Europian pritet te zhvilloje takime me kryetarin e PS-se Edi Rama me kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesja e Kathrin Ashton e cila sqaroi se Lajcak do te perserise edhe nje here mesazhet e dhena nga Bashkimi Europian.


Sic e dini po ndjekim zhvillimet ne Shqiperi me shume kujdes dhe kemi dhene disa mesazhe te forta dhe te qarta per ate qe duhet arritur. Besoj se Miroslav Lajcak do te jete kete te enjte ne Tirane dhe ai do te perserise mesazhet e dhena dhe do te perpiqet te gjeje nje menyre per tju rikthyer dialogut per te gjetur nje zgjidhje te shpejte ndaj situates aktuale.


shte shume e qarte ajo qe duhet bere pra ajo qe duhet te beje Shqiperia per te ndjekur axhenden europiane dhe e kemi perseritur disa here dhe kjo eshte dicka qe do te diskutoje edhe Lajcak ne takimet e tij ne Tirane - sqaroi zedhenesja e Ashton.


E pyetur mbi kerkesen me te fundit te Komisioni Hetimor Parlamentar per ngjarjet e 21 janarit per te administruar tabulatet e disa gazetareve Maja Kocijancic shpjegoi se Bashkimi Europian e ka bere shume te qarte qendrimin mbi lirine e medias. Ju jeni ne dijeni te qendrimit tone mbi lirine e shprehjes dhe lirine e medias dhe kjo eshte nje ceshtje qe do ta bejme te qarte. Me shume se kaq nuk mund te them gje per momentin - vleresoi zyrtarja europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›