Topi nuk do deshmoje ne komisionin hetimor Eshte e paligjshme

Presidenti i Republikes Bamir Topi nuk do te paraqitet per te deshmuar ne komisionin hetimor parlamentar i ngritur per te hetuar mbi ngjarjet e demonstrates se 21 janarit. Keshilltari juridik i presidentit Spiro Peci tha sot se kerkesa e komisionit eshte e paligjshme dhe jashte kompetencave te tij.
Komisioni Hetimor ne kerkesen e vet qe Presidenti i Republikes te paraqitet para tyre per te deshmuar eshte ne kapercim te kompetencave duke shkelur ligjin - tha Peci
Ne argumentimin e kesaj Peci iu referua Kodit te Procedures Penale pika 2 e nenit 4 te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit ne zbatim te kesaj ai lexoi nenin 162 te Kodit te Procedures Penale qe titullohet Marrja e deshmise se Presidentit te Republikes dhe te nepunesve te shtetit ne te cilin thuhet
Deshmia e Presidentit te Republikes merret ne seline ku ai ushtron funksionet e Kryetarit te Shtetit ndersa kur duhet te merret deshmia e Kryetarit te Kuvendit Kryetarit te Keshillit te Ministrave Kryetarit te Gjykates Kushtetuese ose dhe te Gjykates se Larte keta mund te kerkojne te pyeten ne seline ku ushtrojne detyren e tyre.
Peci tha se presidenti eshte i gatshem per te deshmuar ne zbatim te ligjit ai do te percaktoje vete menyren dhe kohen e realizimit per tiu pergjigjur pyetjeve te Komisionit Hetimor.
Marrja e Presidentit Bamir Topi ne pyetje ishte parashikuar per daten 3 shkurt.