E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak shpërndan qeverinë. Dhjetra viktima



Egjipti është zgjuar i rraskapitur pas një nate protestash të cilat sfiduan gjendjen e shtetrrethimit të shpallur nga presidenti Mubarak. Ky i fundit vazhdon të mbahet pas pushtetit pas disa ditësh protestash kundër regjimit të tij 30- vjecar gjatë cilave kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur më shumë së 1 mijë të tjerë. Ai ka urdhëruar tanket e ushtrisë të dalin në rrugë për të qetësuar protestat të cila kanë lënë nja valë shkatërrimi në të gjithë Kajron.

Presidenti Mubarak ka premtuar se do të emërojë një qeveri të re dhe ka bërë thirrje pëe dialog në mënyrë që të parandalohet kaosi. Vetë qytetarët nuk e bësojnë këtë lëvizje, sipas tyre, të heqësh Nazifin dhe të vendosësh një tjetër, është një gjest bosh.“Njerëzit dëshirojnë rrëzimin e presidentit”, kanë vazhduar të këndojnë në protestë, qindra të rinj të mbledhur në sheshin ‘Tahrir’.

29 Janar 2011

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›