Rama: Nuk do të tërhiqemi nga protestat

Partia Socialiste ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e saj për të vijuar protestat por ka theksuar se mbetet e gatshme të dialogojë për zgjidhjen e situatës politike në vend. Në një konferencë për shtyp kreu i selisë rozë Edi Rama ka akuzuar kryeministri Berisha se po sulmon çdo institucion që është kundër qeverisjes së tij.
“Rinënvizojmë se jemi të gatshëm për dialog por nuk do të ndalemi në rrugën e protestave paqësore nëse Berisha nuk zbrapset nga rruga antikushtuese ku është futur” theksoi Rama.