E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama serish oferte per kompromis

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e tij për gjetjen e një kompromisi nëpërmjet dialogut për zgjidhjen e krizës në vend.


Ai ka deklaruar se opozita është e vendosur që të vazhdojë rrugën e protestave të saj paqësore deri në zbardhjen e plotë të vrasjeve të tre qytetarëve në 21 janar dhe ka theksuar se në kushtet ku është vendi, zgjedhjet e 8 majit do të ishin absurde.

“Për të ndihmuar për daljen e nga kriza, ne jemi të gatshëm për dialog dhe kompromis për rrugën e ekzistencës paqësore. Me sulmet ndaj presidentit të Republikës, prokurores së përgjithshme, drejtorit të SHISH, gazetarëve kundërshtarë me regjimin, mosdorëzimi i 6 të kërkuarve nga drejtësia, nxjerrja e Policisë së Shtetit nga korniza e ligjit, i bëjnë absurde zgjedhjet e 8 majit”, tha Rama.

Këtë krizë Shqipëria nuk mund ta kalojë as duke mbyllur sytë dhe as duke hequr dorë nga demonstratat. Pasnesër më 4 shkurt Tirana, Vlora, Lezha dhe Korça do demonstrojnë për rivendosjen e drejtësisë. Ne duam paqe dhe qetësi, por jo paqe në frikë dhe heshtje kur regjimi i kusarisë po heton kundër një puçi të imagjinuar që të likujdojë të gjitha burimet që kundërshtojnë qeverinë. Kërkojmë paqe në emër të bashkëjetesës demokratike që garantohet me zgjedhje të lira dhe një shtet ligjor”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›