Berisha: Gazsjellësi TAP, projekt real për Shqipërinë

Ai mbajti një fjalë përpara investitorëve të huaj në Shqipëri, duke i garantuar ata se qeveri nuk do të rris taksat për ta, por të ndërmarrë të tjera hapa lehtësues për të zgjidhur të gjitha pengesat burokratike dhe hapjen e perspektivave të reja të investimeve.
Berisha tha se Shqipëria ofron depozita të mëdha gazi, si dhe ka depozita të pakonsiderueshme kromi, ndërsa përmendi edhe shanset e mëdha që projekti i madh i gazsjellësit TAP të kalojë në vendin tonë.
“Shanset që në Shqipëri të kalojë projekti më i madh i Evropës në këtë dekadë janë reale dhe vijnë gjithnjë e më shumë në ngjitje”, deklaroi Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare tha se që nga vitet ‘90 deri në 2011 ka pothuajse rritje kineze urbanizimi, që përbën edhe ritmet më të larta. “Shqipëria në këtë rajon nga viti 2006 deri në 2012 ka 316% rritje të investimeve të huaja, nga viti 2006 në 2012 ka trefishuar eksporte t e saj, nga 2009 deri 2012 ka dyfishuar eksportet. Vendi është në fillimet e shfrytëzimit të potencialeve të mëdha”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se Shqipëria është një vend i pasur me burime energjetike. “Vendi është vetëm në fillimet e shfrytëzimit të potencialeve të saj të mëdha. Ne kemi një shans të zhvillohemi në mënyrë jeshile dhe të qëndrueshme. Në Shqipëri ka një veprimtari të ethshme në fushën e energjisë së rinovueshme. Kemi firmosur kontrata koncesioni për ndërtimin e 320 HEC-ve. Këtë vit po hapen tendera për kaskadën e Devollit, që është një investim prej rreth 1 miliard euro. Janë në treg kaskada e Osumit dhe e Vjosës që është një nga më të mirat e rajonit”, vijoi. /S.Ll/Start/
2012-04-19 11:58