E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nxirrni mësime nga Holokausti, Irani është kërcënim për hebrenjtë”

Gjatë një ceremonie në përkujtim të Ditës së Holokaustit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, denoncoi programin bërthamor të Iranit.

“Njerëzit që refuzojnë të shohin kërcënimin iranian nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga Holokausti. Ata kanë frikë ta thonë të vërtetën, e cila sot është siç ishte edhe atëherë (në Luftën e Dytë Botërore), ka njerëz që duan të asgjësojnë miliona hebrenj”, tha Kryeministri Netanjahu, i cituar nga “AFP”-ja.

“E vërteta është se posedimi i armëve bërthamore nga ana e Iranit është një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit. Një Iran bërthamor përfaqëson gjithashtu një kërcënim të menjëhershëm për vendet në rajon dhe paqen botërore”.

“Irani nuk duhet të lejohet të krijojë armë bërthamore. Kjo është detyrë e komunitetit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha, është detyrë e jona”, tha Netanjahu.

Përkujtimi i Holokaustit filloi mbrëmjen e djeshme me një ceremoni në memorialin e Holokaustit në Jerusalem, ku morën pjesë Presidenti izraelit, Shimon Peres dhe kryeministri, Benjamin Netanjahu dhe personalitete të tjerë.

Gjashtë të mbijetuar ndezën gjashtë pishtarët që përfaqësonin gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Ceremonitë në përkujtim të Holokausit vazhdojnë edhe sot në të gjithë Izraelin.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-19 15:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›