Tropojë, shkon në dy nr i viktimave nga aksidenti

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit, bëri me dije se nga aksidenti i ndodhur ka humbur jetën menjëherë pas ngjarjes shtetasi Sokol Përpali, ndërsa shtetasi Dedë Dedaj, ka gjetur vdekjen në spitalin e Gjakovës.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht Eduard Dedaj, drejtuesi i automjetit top Furgon, si dhe Dile Dedaj, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Zëdhënësi i policisë së Kukësit, Mirjan Hoxha, sqaroi se aksidenti u regjistrua rreth orë 08:20 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur “Ura e Gris” të komunës së Bujanit. Forcat e policisë shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. /S.Ll/Start/
2012-04-19 14:55