Bogdanoviç kërkon çarmatosjen e shqiptarëve në veri të Kosovës

Goran bogdanoviç
Ministri serb për Kosovën u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtar që të hetojnë nëse ekzistojnë grupe ekstremiste të armatosura në veriut të Kosovës dhe nëse ekzistojnë ti çarmatosin. KFOR-it dhe EULEX-it që të çarmatosin shqiptarët e veriut të Kosovës. Thirrja e Goran Bogdanoviç vjen pas transmetimit të pamjeve ku shqiptare shfaqeshin të armatosur për vetëmbrojtje.
Prishtina aventuriere, theksoi ministri, mund të çojë në krijimin e rrethanave të paparashikueshme. U kemi shprehur shqetësimin tonë përfaqësuesve ndërkombëtare lidhur me thirrjen që vjen nga liderët kryesore të shqiptarëve të Kosovës se do të integrojnë veriun duke përdorur forcën. Përhapja e ekstremizmit shqiptar mund të çoë në dhunë, shprehet Bogdanoviç.
Ministri e ka mbyllur deklaratën duke thënë se ekstremistët shqiptarë dhe Prishtina po përdorin vrasjen e Selver Haradinaj si të motivuar etnikisht. /F.Stafa/