Topi në Shkup, jep mesazhe harmonie

Dy Krerët e Shteteve zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili vijoi me kryesimin e bisedimeve zyrtare midis delegacioneve përkatëse.
Në konferencën për shtyp, dy presidentët u pyetën për ngjarjet më të fundit në Maqedoni, ku Presidenti i Shqipërisë theksoi se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre për të zbardhur ngjarjet, dhe veçanërisht vrasjen e pesëfishtë në Shkup. Topi u pyet edhe për rastin e emërimit të nënkryetarit të KLD-së, duke iu përgjigjur shkurt se nuk kishte shkelur Kushtetutën.
“Po jap vetëm pjesën e përgjigjes që ka të bëjë me ushtrimin e funksionit tim që Presidenti i Republikës në të gjithë veprimtarinë e tij nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Do ta shikoni më vonë që përgjigja ime ështe ezauruar pikërisht në këtë pikë”, tha Topi.
Pyetjes së bërë se pse nga Shqipëria nuk ka notë proteste mbi atë çka ndodh me shqiptarët në Maqedoni, Presidenti Topi, e kundërshtoi këtë, duke shtuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të mira dhe duhet të jenë të tilla edhe në të ardhmen. “Më lejoni t’ju them që në këndvështrimin tim, ç’ka ju ngrini nuk është e vërtetë. Unë respektoj këndvështrimet e ndryshme por duhet të dini diçka. Nuk ka ndjeshmëri më të lartë për mua si individ, si qytetar, por edhe si President i Republikës së Shqipërisë që të ndjekë me shumë kujdes sesi është situata zyrtare e jetesës për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Maqedoni e kudo tjetër. Këtë mund ta demonstrojë dhe Presidenti Ivanov, që vazhdimisht temë e bisedave tona ka qenë pikërisht edhe respektimi sipas marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, i të drejtave të shqiptarëve”, tha Topi.
Ai apeloi se duhet të ketë harmoni të plotë midis të gjitha etnive në Maqedoni. Pas kësaj, reagoi edhe Presidenti maqedonas, Ivanov, duke theksuar se diskutohet vazhdimisht për të gjitha shqetësimet, si për shqiptarët në Maqedoni, ashtu edhe për maqedonasit në Shqipëri. /S.Ll/Start/
2012-04-19 16:16