Berisha: Gjermania, ndihmë të paçmuar në sektorët e energjisë dhe ujit
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot ndihmën e paçmuar që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në sektorë të rëndësishëm si ai i energjisë dhe ujit.
Në një takim me Drejtoreshën e Zyrës së KfW në Shqipëri, zonjën Ute Rodrian, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në krye të kësaj Zyre, si dhe me Drejtorin e ri të Zyrës, dhe ambasadoren gjermane në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper, Kryeministri Berisha falenderoi zonjën Rodrian për punën e shkëlqyer në krye të Zyrës së KfW në Shqipëri, për realizimin e një sërë projektesh shumë të rëndësishme për vendin.
"Ju largoheni, duke lënë mbrapa një vend shumë mik dhe shumë suksese", u shpreh Kryeministri. Berisha tha se projektet e realizuara me sukses janë fryt i një pune të përbashkët të KfW me strukturat shqiptare dhe shprehje e një partneriteti të shkëlqyer midis dy vendeve.
Përfaqësuesit e KfW i shprehën gjithashtu, Kryeministrit Berisha falenderimet për bashkëpunimin e suksesshëm në fusha të ndryshme dhe i paraqitën fushat e bashkëpunimit në të ardhmen, që konsistojnë në thellimin e atyre ekzistuese, energji, ujësjellës-kanalizime, si edhe thellim të bashkëpunimit në projekte në fushën e bujqësisë dhe në atë të mekanizmave financiarë.
Kryeministri Berisha theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vendosë në qendër të tij financimin e sektorit privat në fushën e energjisë, të bujqësisë, duke prezantuar skema të reja mikrokredie e mënyra të tjera financimi.
(el.me/BalkanWeb)