Vlorë, bllokohen në port 1.5 kg kanabis, destinacioni Italia
VLORË-Policia e Vlorës bllokoi sot në pikën kufitare të portit të qytetit, 1.5 kg kanabis sattiva, ndërsa shoqëroi drejtuesit e një autobuzi , i cili pritej të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Vlorë-Brindisi.
Burime zyrtare të Policisë lokale, bënë të ditur të premten se, lënda narkotike u zbulua në një nga autobuzët e kompanisë “Arjani” Travel, që operon në linjën Fier-Itali, përmes linjës detare Vlorë-Brindisi.
Droga, me destinacion shtetin fqinj, Italinë, u gjet e fshehur në bagazhin e autobuzit, në një çantë të zezë , brenda një bidoni plastik të mbushur me ullinj.
Referuar burimeve mësohet se të shoqëruarit janë; Feti Muçka dhe Pirro Mërtiri, përkatësisht 45 dhe 52 vjeç, të dy nga qyteti i Fierit, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e dërguesit të drogës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rasti i sotëm pason atë të datës 12 dhjetor, kur në portin e Vlorës u bllokuan 25 kg lëndë narkotike kanabis sattiva, duke e çuar në më shumë se 150 kg sasinë e drogës me destinacion Italinë, sekuestruar nga policia e qytetit bregdetar vetëm në dy muajt e fundit.
(d.b/BalkanWeb)