E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me Hoxhaj: Shqipëria angazhim për njohjet e reja të Kosovës

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë.

Presidenti Topi duke vlerësuar karakterin strategjik të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë dhe punën e institucioneve kosovare në konsolidimin e shteti të pavarur u shpreh se ndjek çdo zhvillimet në Kosovë.

Kreu i shtetit i theksoi angazhimin e dhe mbështetjen maksimale të shteti shqiptar për njohjen e kosovës në arenën ndërkombëtare për realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gjatë takmit presidenti Topi vuri në dukje faktin se shteti shqiptar ka dënuar ashpër dhunën e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës duke kërkuar dhënien fund menjëherë e përfundimisht mbështetjes dhe financimit të këtyre strukturave që cënojnë stabilitetin dhe paqen në rajon. “Ne mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi për çështje teknike dhe praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, - nënvizoi Presidenti.

Ministri i Hoxhaj e informoi kreun e shtetit shqiptar mbi strategjinë dhe objektivat e Republikës së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja dhe kurorëzimin me sukses të integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian si dhe për zbatimin përfundimtar të Planit Ahtisaari.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›