E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Kolegji Zgjedhor të mos bie pre e presionit

Deputeti Ditmir Bushati, u shpreh se vendimmarrja e paligjshme e KQZ-së nuk shënon fundin e këtij procesi.

"Jo vetëm populli shqiptar, por edhe partnerët ndërkombëtarë, siç e kanë deklaruar në vijimësi do të ndjekin nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare në mënyrë të ndershme, transparente të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues”, u shpreh ai.

 Deputeti Bushati kërkoi nga Kolegji Zgjedhor që në punën e tij të udhëhiqet nga ligjit dhe të mos dorëzohet përballë presioneve të pushtetit.  “Kolegji Zgjedhor ka detyrimin përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendos drejtësi aty ku katër përfaqësuesit e pushtetit në KQZ shkelën çdo ligj e normë demokratike, duke shpërfillur vullnetin e popullit dhe thirrjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, OSBE-ODIHR dhe të gjithë miqve të Shqipërisë. Kolegji Zgjedhor ka përgjegjësinë historike për t'i rikthyer sovranit dinjitetin dhe Shqipërisë perspektivën Evropiane”, përfundoi ai. /Saimir Lleshi/Start/
 

                                                                                             2011-05-25 12:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›