Korçë, sekuestrohet drogë dhe armë, 4 në pranga

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 600 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis sativa në vendin e quajtur “Guri i shpuar” në pyllin e fshatit Velçan dhe “Sheshi i bukur” në pyllin e malit të fshatit Selc-Korçë.
Në pranga ranë shtetasit Nexhip Ibrahimllari 29-vjeç banues ne fshatin Velcan Komuna Gorë të rrethit të Korçës, i denuar me pare për vjedhje, Altin Pashollari 28 vjeç banues në fshatin Velçan, D.Pashollari 23-vjeçe banuese në Velçan si dhe Lorenc Mucollari 33-vjeç banues në qytetin e Durrësit, arrestimi i te cilit u be pasi i është gjetur një armë zjarri automatik të dhënë prej shtetasit Nexhip Ibrahimllari.
Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi V. B, 28-vjeç, banues në Vlorë. Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëshortëve Altin dhe D.Pashollari u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një qese plasmasi brenda së cilës ndodhej një sasi bime e dyshuar kanabis sativa me peshë 56 gram, ndërsa gjatë kontrollit te ushtruar në banesën e shtetasit Nexhip Ibrahimllari u gjet një armë gjahu teke pa fishekë dhe një pistolete sinjalizuese pa fishekë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të grupit kriminal. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-25 10:53