Topalli: Rezultati tregon transparencën e zgjedhjeve

“Diferenca e ngushtë e rezultatit tregon se zgjedhjet ishin të lira e shumë të ndershme”, theksoi ajo, teksa shtoi se të gjithë janë në pritje të finalizimit të procesit.
"Të gjithë duhet të kenë besim te institucionet e pavarura të Shqipërisë dhe në fund, rezultati duhet të pranohet”, vijoi.
Deklaratat e saj u bënë një takim me kryetarin e grupit parlamentar të miqësisë Austri-Shqipëri, Volfgang Grosruk. Si një njohës i mirë i Shqipërisë prej shumë vitesh, Grosruk theksoi se në vitet e fundit Shqipëria ka një transformim të jashtëzakonshëm. Miqtë austriakë, të cilët këto ditë kanë udhëtuar përgjatë Shqipërisë, shprehën përshtypjet e tyre shumë pozitive.
Duke i' përgjigjur këtij interesi, Kryetarja e Kuvendit i njohu me reformat ekonomike e legjislative për hapjen e një biznesi në Shqipëri, me procedurat transparente, sistemin favorizues të taksave me vendosjen e taksës së sheshtë 10%, me vijimin e rritjes ekonomike pavarësisht krizës globale dhe klimën shumë tërheqëse për bizneset. /S.Lleshi/Start/
2011-05-25 15:10