E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Gjithçka për energjinë e rinovueshme

Gjatë konferencës së biznesit të energjisë, mbajtur sot në Tiranë, kryeministri Berisha u shpreh se shfrytëzimi i pasurive hidrike mbetet një ndër përparësitë madhore të qeverisë.

Duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të ujërave si një burim energjie i pastër dhe pa ndikim negativ në mjedis, Berisha tha se ligji i koncesioneve u hapi rrugën mbi 120 kontratave për ndërtimin e 320 hidrocentraleve në Shqipëri.

Në 5 vitet e fundit, në një kohë kur në shumë vende të Europës ka recesion, Shqipëria regjistron rritje ekonomike. Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve të qeverisë për të shndërruar në vlera asetet e këtij vendi. Për këtë, shfrytëzimi i ujërave do të mbetet një nga përparësitë më madhore. Ne synojmë të shfrytëzojnë pasuritë hidrike për energji, u shpreh kreu i qeverisë.

Berisha tha se qeveria nuk do të marrë asnjë vendim që mund të japë fitime sot, por ka pasoja në të ardhmen.

“Energjia sot është problem madhor në Europë e botë dhe do të mbetet i tillë. Por nga të gjitha llojet e saj, energjia ujore dhe ajo e diellit janë më të pastrat dhe nuk krijojnë probleme mjedisore. Në këtë kontekst, ne nuk do të bëjmë asnjë hap në të cilin ne të fitojmë diçka sot, por të ndikojë sadopak në të ardhmen e brezave që vijnë. Shtyllë e zhvillimit të qëndrueshëm mbetet energjia jeshile. Sot në botë ka një inkurajim të madh tërësor ndaj kësaj energjie. Ne mbetemi të vendosur për energjinë e rinovueshme, tha Berisha. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›