Rama dhe Meta, takim në mesditë për presidentin

Edi Rama dhe Ilir Meta / fot arkiv
Shkrin akulli mes PS-së dhe LSI-së. Dy aleatët e dikurshëm, Edi Rama dhe Ilir Meta, do të takohen sot në mesditë.
Dy krerët e partive të majta pritet të takohen ne hotel Sheraton, rreth orës 12:30, në kuadër të ftesës së kreut socialist, Edi Rama, drejtuar gjithë partive parlamentare për të diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Takimi i sotëm vjen pas një takimi privat që Rama dhe Meta kanë zhvilluar katër ditë më parë. / G.N.